Monika Kryemadhi: Do të qëndrojmë në sheshe deri në largimin e Edi Ramës

477
Sigal

Prononcimi i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi

Jemi këtu dhe nuk kemi për të ikur. Çfarë do të ndodhë në fund të fundit shtëpinë e mban i zoti, për shtëpinë kujdesen të zotët. Dhe ajo çka është më e rëndësishme, kjo është një nga protestat më të mëdha, mjafton të shikosh në të gjitha televizionet, shikon një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve. Dhe përveç se emocionit ndjen edhe përgjegjësinë për karta qytetarë që i përgjigjen thirrjes së opozitës. Dhe dua të them që ne sot në atë shesh, me qindra dhe mijëra shqiptarë janë dhe protestojnë për të gjithë ata socialistë që e kanë të pamundur të vijnë aty, për të gjitha ata policë që i vendos qeveria e krimit përballë qytetarëve, për të gjithë atë administratë publike që ndihet e shantazhuar, e intimiduar dhe e kërcënuar, për të gjithë ata mësues dhe ata mjekë. Për të gjithë ata që nuk mund të jenë aty për shkak të kërcënimit, por paguajnë taksa të larta, paguajnë energji të lartë, kanë një jetë të vështirë e të gjitha me radhë. Prandaj ne jemi sot atje për të treguar që jemi qytetarë, për të treguar që jemi të vendosur në rrugën tonë, për të treguar që jemi më të fortë se kurrë. Nuk jemi politikanë, por jemi shqiptarë që e duam vendin. Se po mos ta donim vendim nuk do të ishim këtu. Dhe tjetra që dua të them është që ne sot më shumë se kurrë tregojmë që jemi vërtetë europianë dhe dëshira e shqiptarëve për të qenë pjesë e Bashkimit Europain është shumë më shumë se çdo dëshirë politike dhe se çdo flamur politik.

Zonja Kryemadhi parashikohet një protestë e gjatë sot, çfarë do të ndodhë me të?

Protesta për mua e ka arritur qëllimin e saj. Qëllimi i protestës tregon që çdo ditë dhe në çdo protestë qytetarët shtohen. Çdo ditë e më shumë deklaratat në favor të opozitës shtohen, në favor të qëndrimeve tona. Mjafton të shikosh letrat qaramane të kryeministrit që ka filluar me këngën “mora një letër mu në postë, tuj shku rrugës më humbi”. Ajo që dua të them është që të mos vazhdojë më t’i provokojë qytetarët, të mos provokojë më me dhimbjen, nervozizmin dhe varfërinë e shqiptarëve. Por i bëj thirrje që t’i lërë qytetarët të qetë, të protestojnë në mënyrë paqësore, të largojë çdo provokator që mund të ketë në turmë. Dhe këtu përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të distancohen nga çdo rast dhune. Sepse sot viktima nuk është Edi Rama, viktimat janë ata 500 mijë shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria për shkak të politikave të tij të këqija, për shkak të mbylljes së vendeve të punës, për shkak të taksave të larta, për shkak të pensioneve të ulëta, për shkak të shërbimit shëndetësor skandaloz, për shkak të mungesës së mjekëve dhe infermierëve në spitalet tona, për shkak të mësuesve të cilët nuk kanë mundësi të shkollojnë fëmijët e shqiptarëve. Viktimat janë shqiptarët, nuk është Edi Rama. Dhe Edi Rama është shkaktari i viktimave,. Dhe çdo rast dhune, dhe çdo provokim që bëjmë ne sot nuk është në favor, ai ka ikur, çdo dhunë që mund të bëjmë ne sot i jep pikë Edi Ramës. Edi Rama ka ikur, Edi Rama e mori përgjigjen e tij dhe ai e di shumë mirë që zgjedhje nuk ka për të pasur. Ai e di shumë mirë që vetëm dhuna i shton jetën atij. Qëndresat paqësore të qytetarëve, të grave dhe vajzave shqiptare që luftojnë për fëmijët e tyre, janë goditjet më të mëdha për Edi Ramën. Dhe ajo që dua të them është që sot kjo protestë që është protestë madhështore e jashtëzakonshme, entuziaste, është çlirim shpirtëror jo vetëm për shqiptarët por dhe për socialistët që ndihen të kapur dhe të izoluar nga Edi Rama.

Ashtu si ju edhe ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për që të jetë një protestë e qetë dhe pa dhunë por kanë bërë thirrje dhe për dialog…

E ka bërë të qartë dhe z.Basha si Kryetar i opozitës ku thotë, dialogu ynë është kombëtar. Që do të thotë është një dialog që ka të bëjë me shqiptarët dhe jo midis individëve. Nuk ka më dialog me kryetarët e partive. Ka dialog për ti dhënë zgjidhje halleve të shqiptarëve, për ti dhënë zgjidhje njëherë e përgjithmonë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, për tu thënë shqiptarëve dhe njëherë që do vendosin ata për fatin e tyre, për të thënë dhe njëherë që iku koha kur vendosin individët. Sot do të vendosin shqiptarët. Dialogu fillon jo duke provokuar shqiptarët por duke ofruar alternativën, duke ofruar zgjidhjen dhe duke dhënë shansin dhe mundësinë shqiptarëve për tu përfshirë në çdo marrëveshje e cila është transparente. I bëj thirrje Ramës që të jetë i sinqertë në letrat e pajtimit sepse janë vetëm provokative, i bëj thirrje të gjithë socialistëve që të përfshihen në fillim duke dialoguar brenda partisë së tyre sepse ata vetë e dinë që nuk janë aty ku duhet të jenë. Por mbi të gjitha i bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë. Problemet tona nuk qëndrojnë të dialogu i individëve por te sistemi i kalbur, te ai sistem të cilin e ka kapur sot krimi i organizuar.

Znj. Kryemadhi më dt 31 maj, z.Rama ka thirrur të 61 kandidatët për të hapur fushatën zgjedhore…

Deklarata e deputetëve të Bundestagut gjerman ishte shumë i qartë. Kur ata deklaruan që nuk do të pranojnë zgjedhje pa opozitën dhe është një deklaratat me të forta ku thotë që edhe shtyrja e zgjedhjeve nuk është tabu edhe dorëheqja e një Kryeministri nuk është tabu. Sot unë mendoj që hall më i madh është ca do ti japim shqiptarëve jo të ruajmë një karrige për një njeri. Mendoj që shqiptarët do duan që kjo klasë politike të iki. Nëse shqiptarët duan zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet tu bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të mbyllim tranzicionin njëherë e përgjithmonë. Të paktën njëherë të vetme të mos mendojnë politikanët për veten e tyre, por për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Mendoj që kjo është shumë më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

Znj. Kryemadhi, a keni një koment në lidhje me deklaratat e Presidentit Meta, i cili tha se këto protesta ndikojnë në imazhin e vendit?

Unë mendoj që është shumë e rëndësishme që bota, ndërkombëtarët por edhe ne shqiptarët të mendojmë që ne nuk jemi vendi i botës së tretë, por kemi djem dhe vajza që dinë të udhëheqin vendin e tyre, kemi djem dhe vajza të cilët kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Imazhi i Shqipërisë është shumë më i keq kur në raportin e DASH shkruhet që Shqipëria është baza operacionale e krimit të organizuar dhe e trafikut të drogës për Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut, për Lindjen e Mesme, për Evropën e kështu me radhë. Mendoj që është më keq të kesh një deklaratë të tillë sesa të kesh qindra e mijëra gra, vajza, burra e djem që dalin e protestojnë sepse nuk duan të ikin nga vendi. Ky është një nga imazhet më të mira. Ne kemi nevojë të kemi një vend demokratik dhe protestat demokratike ja japin shansin Shqipërisë për t’u ndërtuar dhe për të qenë vërtet një vend i BE-së.

Presidenti është shprehur i gatshëm për të rishikuar dekretin për të ndryshuar datën e zgjedhjeve, por gjithashtu ai ka shprehur edhe pakënaqësi në lidhje me qëndrimet ekstreme si tuajat, ashtu edhe të mazhorancës…

Të gjithë kemi këndvështrimet tona por unë mendoj që djegia e mandateve nuk erdhi brenda një dite por si rezultat i të gjithë atij akumulimi të shkeljes së të gjithë procesit demokratik në Shqipëri. Të gjithë atij procesi të uzurpimit të shtetit, të kapjes së tij dhe shkatërrimit të çdo hallke nga grupi që drejtohet nga Edi Rama që quhet Rilindje e që tanimë duhet ta quajmë një sekt kriminal. Dhe nuk duhet ta ngatërrojmë kurrë Partinë Socialiste me sektin kriminal të Rilindjes. Mendoj që nuk kishte rrugë tjetër. Opozitës ia mbyllën të gjitha rrugët e komunikimit, shkatërrimi i Gjykatës Kushtetuese, skandali i radhës tashmë edhe pa Gjykatë të Lartë. Çfarë ndodhi? Ndodhi që ne sot kemi shejtanin brenda godinës së Kryeministrisë, i cili ka kapur drejtësinë, gjykatat, shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën, ekonominë, mediat dhe kjo është diçka shumë e rëndë. Ka kapur çdo gjë.