Monika Kryemadhi: As kostumet e shtrenjta nuk mbulojnë dot erën e keqe të shëmtisë së tyre

1091
Sigal

Prononcimi i Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për parasallës së Parlamentit

Besoj se e patë fytyrën e vërtet, buratinin e Edi Ramës që sot kishte veshur ngjyrën kopjativ, për të kopjuar krimin e organizuar dhe për ta parë fytyrën e krimit të organizuar. Ngjyra e bluzës së vëllait të vetë, në makinën e Genc Xhixhës sot reflektonte në podiumin e Parlamentit shqiptar, por ajo që të bën edhe më shumë përshtypje, sekseri I rrugës Tiranë-Elbasan, Taulant Balla sapo ju informoi se çfarë po ndodh. Faktikisht do bënte shumë mirë që të përballen me drejtësinë, dhe nga prokurorë dhe gjyqtarë që janë kthyer tashmë të Reformës në Drejtësi, duhet të kthehen në të pandehurit e saj, sepse paratë e drogës që përdorën për blerjen e 74 mandateve të shqiptarëve, ashtu po i përdorin edhe për të përfunduar vettingun apo dhe për të përfunduar reformën e nisur me konsensus për herë të parë me 140 vota, tashmë për ta kthzer në konsensusin e krimit të organizuar. Sot vazhdon teatri i rradhës i shfaqjes dhe cirkut teatral të krimit të organizuar të cilët më shumë se kushdo tjetër po tregojnë dhe po pasqyrojnë fytyrën e tyre të makiazhuar me paratë e drogës dhe krimit të organizuar dhe ajo çka të bën më shumë përshtypje është që pafytyrësia e tyre arrin deri në kulmin saqë as kostumet Brioni, as veshjet e tyre të shtrenjta nuk mund të mbulojnë dot as erën e keqe dhe as shëmtirën e tyre. Të cilët kanë transformuar dhe deformuar këtë realitet politik për të cilin shqiptarët kanë 27 vjet që presin demokracinë.