Ballina Politikë Monika Kryemadhi: Angazhimi kryesor i LSI është të punojë për rininë duke...

Monika Kryemadhi: Angazhimi kryesor i LSI është të punojë për rininë duke rikthyer tek ata shpresën dhe dëshirën për të jetuar në Shqipëri

121

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas takimit të djeshëm me  gjimnazistë për Maturën Shtetërore.

“Ditën e djeshme pata mundësinë të bashkëbisedoj me gjimnazistë të Tiranës dhe të dëgjoja me shumë vëmendje shqetësimet e tyre, të cilat edhe më shumë konfirmojnë faktin se politika, (Qeveria edhe ministret që kanë zëvendësuar njëra-tjetrën) kanë bërë pak, ose keq sa i takon investimit në arsim për të ardhmen e tyre. Diku me dashje dhe diku nga paaftësia janë bërë akte që e kanë shkatërruar sistemin arsimor duke krijuar kështu pengesën e parë madhore për suksesin e të rinjve shqiptarë.”-shkruan Kryemadhi

Postimi i plotë:

Ditën e djeshme pata mundësinë të bashkëbisedoj me gjimnazistë të Tiranës dhe të dëgjoja me shumë vëmendje shqetësimet e tyre, të cilat edhe më shumë konfirmojnë faktin se politika, (Qeveria edhe ministret që kanë zëvendësuar njëra-tjetrën) kanë bërë pak, ose keq sa i takon investimit në arsim për të ardhmen e tyre. Diku me dashje dhe diku nga paaftësia janë bërë akte që e kanë shkatërruar sistemin arsimor duke krijuar kështu pengesën e parë madhore për suksesin e të rinjve shqiptarë.

Në vend që të ishin duke thurur ëndrra të mëdha për të ardhmen e tyre, energjitë e të rinjve tanë harxhohen në luftën e përditshme, që zhvillojnë ndaj një sistemi të padrejtë, që nuk vlerëson dijen dhe aftësinë, por hilenë dhe antivlerat (korrupsionin/banditizmin).

Angazhimi kryesor i LSI është të punojë për rininë duke rikthyer tek ata shpresën dhe dëshirën për të jetuar në Shqipëri.

Është detyra jonë të bëjmë gjithçka për këta të rinj, që kërkojnë ndryshimin, të mos braktisin vendin, por bashkë me ta dhe mbi të gjitha për ta, të punojmë për një sistem arsimor që i aftëson ata dhe i bën konkurues në tregun e punës.

Zgjidhjet për shqetësimet e të rinjve dhe ndalimi i emigrimit masiv të tyre janë prioritetet e LSI dhe ne nuk do të ndalemi deri sa të bëjmë të mundur moslargimin e tyre nga familjet e nga vendi, por ta ndjejnë thellësisht sërish Shqipërinë, shtëpinë e tyre.

Në videon e mëposhtme ju ftoj të ndiqni shqetësimet e maturantëve shqiptarë.

#Shqipëriashtëpiajuaj🌹