Monika Kryemadhi: 25 Maji, vendosmëri e shqiptarëve për të rrëzuar sistemin e kapjes së shtetit

376
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me strukturat e LSI-së në njësinë bashkiake numër 11.

Gjatë fjalës së saj në këtë takim, Kryemadhi foli për protestën e nesërme, për të cilën tha se kjo protestë do të jetë dita që do të tregojë vendosmërinë dhe angazhimin e qytetarëve shqiptarë për të rrëzuar njëherë e përgjithmonë sistemin e kapjes së shtetit dhe sistemin e grabitjes së qytetarëve.

Kryemadhi tha se nesër qytetarët shqiptarë do të jenë në Bulevarin Dëshmorët e Kombit për ti dhënë boll më këtij regjimi diktorial e kriminal.

25 Maji është një ditë e cila do të tregojë edhe njëherë jo vetëm vendosmërinë, jo vetëm angazhimin, por mbi të gjitha do të tregojë bindjen qytetare që kanë sot shqiptarët për të rrëzuar njëherë e përgjithmonë jo vetëm një njeri, sepse ne nuk e kemi betejën me njeriun, por për të rrëzuar sistemin e kapjes së shtetit, sistemin e grabitjes së qytetarëve, sistemin e marrjes shpirtit të shqiptarëve nëpërmjet krimit të organizuar, bandave të tij dhe elementëve të cilët dashje pa dashje, duam apo s’duam ne, na pëlqen apo nuk na pëlqen, kanë varfëruar Shqipërinë dhe kanë shkatërruar sistemin e vlerave. Nesër në orën 19:00 të gjithë do të jenë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ne s’do të jemi atje as si forcë politike, as si njerëz që na pëlqen të merremi me politikë, por do të jemi si qytetarë për të thënë që ne i themi ‘boll’ këtij regjimi diktatorial, kriminal, i cili po i merr shpirtin çdo ditë e më shumë shqiptarëve”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.