Monika Kryemadhi: 2018 fundi i Rilindjes. LSI nuk e njeh frikën

489
Në një takim me gazetarët, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim flet për takimin me Bashën, jep dhe mesazhin për Ramën 
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët ka folur për lëvizjet e opozitës në nisje të sesionit të ri parlamentar. Kryemadhi tha se viti 2017 ishte viti i kanabizimit, por 2018 do jetë fundi i qeverisë Rama. Kryemadhi renditi disa nga problemet kryesore ekonomike të shqiptarëve dhe tha se buxhetet familjare do hyjnë në një krizë. “Viti 2017 ishte një vit që solli ndryshime të mëdha, ishte viti i zgjedhjeve kriminale që njollosi politikën shqiptare, ishte viti i kanabizimit dhe drogës. U bllokua dhe shkatërrua reforma në drejtësi. Situata dekurajuese, ekonomia shqiptare me mungesë të investimeve për shkak të keqqeverisjes. Investimet e huaja zero duke sjellë mijëra vende pune më pak. Të ardhurat tatimore dhe doganore me rënie drastike, mungesë likuiditetesh, drejtoria e thesarit është mbyllur në 15 dhjetor, nuk kreu asnjë likuidim. Paketa fiskale e re do të sjellë pasiguri dhe rritje çmimesh për konsumatorët. Do rriten çmimet për produktet e shportës. Buxhetet familjare do hyjnë në një krizë varfërie. Viti 2018 do jetë viti i afirmimit të një opozite të fortë. Ndërsa për Rilindjen do jetë fundi,” tha Kryemadhi. 
E pyetur për një nga çështjet e fundit të shumëpërfolura, ajo e heqjes së mandatit të deputetit të LSI-së, Gledion Rehovica, Kryemadhi tha se çështja ka kaluar në Gjykatë, dhe se Rehovica mund ta vërtetojë atje pafajësinë e tij. Ajo shtoi se Caka do jetë pasuesja më e denjë e tij. “E kam bërë të qartë e kam diskutuar dhe me ambasadorin Lu, ne kemi ligjin e dekriminalizimit, gjëra që i kemi. Pavarësisht nga kjo, zoti Rehovica e ka çuar në gjykatë. 

Gazetari: Rama është shprehur se LSI nuk e do Reformën në Drejtësi pasi ka frikë. Nga se trembet LSI-ja?
Kryemadhi: Zoti Rama mendon se të tjerët janë frikacakë, ngaqë është frikacak vetë. Nuk ka lidhje fare kjo. Aq më shumë unë. Nuk ka të bëjë fare me këtë. Drejtësia nuk vendoset nga frika e kryeministrit, por nga organet e drejtësisë. Ai mund të jetë shumë shpejt një i pandehur nga drejtësia. Ndërsa në anën tjetër dua të them diçka që ka të bëjë me koalicionin e famshëm, janë mbi 20 fjalime të zotit Rama që deri më datën 1 qershor i bënte thirrje për koalicion LSI-së. Ai shuhet për mashtrim dhe manipulim të opinionit publik. Në asamble ai shfaqte frikë dhe panik.

Gazetari: Meta ka thënë që ketë një marrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës. Pse pengoni Reformën në Drejtësi kur njeriu që e themeloi kërkon bashkëpunim?
Kryemadhi: Meta është president i republikës dhe nuk është më kryetar i LSI-së. LSI nuk është presidenca. Por kjo nuk do të thotë që LSI do të sillet si presidenti i Republikës, edhe pse ai është një nga themeluesit e kësaj partie. Ishte LSI ajo që ndërhyri që të bëhej një seancë plenare për të çështje dhe që votoi këtë çështje. Ka prova që Ramën mund ta çojmë si të pandehur dhe prova ka sa të duash. Në mënyrë flagrante i bëri thirrje policisë së shtetit që të përshihej procesin zgjedhor.
Sigal