Momente tensioni, protestuesit tentojnë të hyjnë brenda bashkisë

444
Sigal

Momente tensioni gjatë protestës së banorëve para bashkisë së Tiranës, banesat e të cilëve preken nga projekti i ‘Unazës së Re’.

Protestuesit kanë tentuar të hapin me forcë portën e madhe të bashkisë për të hyrë brenda, por më pas janë tërhequr sërish pas ndërhyrjes së policisë.

Banorët shprehen të vendosur për protestën e tyre dhe kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre që do të prishen.

Me thirrjet ‘Duam pronat tona’ dhe ‘Turp’ protestuesit kanë tentuar të shqyejnë portën e bashkisë, pasi kërkojnë takim me kryetarin Erion Veliaj.

Në ditën e dhjetë të protestës së tyre, banorëve iu janë bashkuar edhe deputetët e grupit parlamentar të LSI së bashku me deputetët e PD.