Moikom Zeqo:“Prishja e statukuosë në politikë është përherë një risi”

414
Sigal

 *PUBLICIST

 Ftesa e Kryetarit të PS-së, Edi Rama ndaj LSI-së për të bashkëpunuar në fushatën zgjedhore, do të ishte gjëja më logjike e demokracisë, meqë PS-ja dhe LSI-ja janë forca me ideologji të përafërt. Mirëpo, për historikun politik, vetë kjo ftesë ka ngjallur jo vetëm reagime të shumta, por, më kryesorja, reagimet kanë qenë në sensin negativ, kundërshtues ndaj kësaj ftese të Kryetarit të PS-së. Madje, shkalla e negativitetit ka qenë e këtillë, sa është vënë në dyshim vetë aftësia politike e PS-së, për të fituar zgjedhjet me alternativat e saj. Pikërisht, për të gjetur një gjykim më të ftohtë nga emocionet e para të mbingarkuara nga historiku politik i marrëdhënieve PS-LSI dhe Rama-Meta, intervistuam ekskluzivisht publicistin Moikom Zeqo.

 Zoti Moikom, kohë më parë, Edi Rama kishte deklaruar se, që të bënte ftesën te LSI-ja për aleancë parazgjedhore, kushti i parë ishte që LSI-ja të dilte nga qeverisja. Ku ka gabuar Edi Rama, kur deklaroi atëherë, apo tani, me ftesën?

– Në të vërtetë, në analizat dhe intervistat e mia politike, unë  kam artikuluar fenomenet dhe zhvillimet e politikës, pavarësisht emrave konkretë , ndonëse edhe emrat kanë rëndësinë e tyre përfaqësuese. Prandaj, përgjigjet e mia dua t’i shtjelloj në një rrafsh më objektiv dhe të pavarur. Politika shqiptare po përjeton diçka që parashikohej, ose që  mendërisht e parashikueshme, ndaj duhet të mësohemi me këtë gjë, sepse e tillë është  edhe vetë politika. KurLSI-ja iu bashkua PD-së në qeverisje, pati tronditje dhe hutim, komente të skajshme. Situata po përsëritet në kahun e kundërt, emocionet janë po aq të mëdha. Duket sikur po përmbyset bota. Në fakt, nuk është  ashtu. Në skakierën e politikës kanë lëvizur figurat, por loja është në vazhdim. Në 2009-n, Meta iu drejtua Ramës, në 2013-n Rama-Metës. Ky është ekuacioni i ndarjes, ose i bashkimit, por asnjëherë përfundimtar. Momenti është, megjithatë, shumë interesant dhe historik. Mbas 8 vjet qeverisjeje të së djathtës, rotacioni duket i logjikshëm për të majtën. Në një kuptim jo imediat, por prespektiv dalja në opozitë e PD-së do të jetë një formë e rigjenerimit për të, ose për çdo lloj partie, pas kostos së harxhimit gjatë mandateve të pushtetit. Për një politikan serioz, aty ku të tjerët shohin një humbje, ai mund të shohë një realitet potencial për një fitore të ardhme. Kështu është politika! Kush nuk e kupton këtë nuk është politikan. Në rastin e tanishëm nuk kanë rëndësi ftesat, apo kundër-ftesat, parakushtet apo kushtet e marrëveshjeve, por trendi i ngjarjeve, tendenca për ndryshim pushtetor. Kjo është krejt kushtetuese. Për mendimin tim, prishja e statukuosë (8 vjet nuk janë pak!) në politikë përherë është një risi, hapje klishesh, interesash, mundësi të reja për të përmirësuar, por edhe për të dështuar. Mandati i qeverisjes i ka të dyja këto mundësi, kjo e shmang delirin dhe e forcon arsyetimin. E kam shkruar këtë ide disa herë kohët e fundit, duke nënvizuar se është koha e opozitës (edhe kushtetutshmërisht) dhe se rotacioni është i nevojshëm dhe deri diku jetik.

Ftesa që Edi Rama i dërgoi zyrtarisht sot (dje) LSI-së për një bashkëpunim parazgjedhor, është një verdikt popullor i elektoratit socialist?

– Ftesat janë instrumente publikë, verdikti popullor i elektoratit të majtë është të fitojë zgjedhjet politike. Kjo është kryesore. Kushtetuta njeh mundësinë e aleancave parazgjedhore të shumë partive. Bashkimi iLSI-së me PS-në është në këtë logjikë, kuptohet edhe pragmatiste. Politikë të pastër nga pragmatizmi besoj se, nuk ka as në Shqipëri dhe as në botë. Nëse kjo do të kishte ndodhur në 2009-n, do të kishim një histori (tashmë hipotetike) ndryshe të raporteve politike, por edhe të fenomeneve, por historia është përherë ajo që ka ndodhur dhe jo si do të ndodhte. Ndërkohë, duhet vënë në dukje një veçanti të politikës shqiptare, pak të çuditshme: PD-ja e ka siguruar qeverisjen e mandateve të saj më ndihmën e segmenteve të së majtës (Gjinushi në 1992-n, Xhuveli më pas, Meta), por nuk ka ndodhur që PS-ja të qeverisë deri më sot me ndihmën e segmenteve të së djathtës. Pse ka ndodhur një gjë e tillë? Kjo kërkon analiza, larg pasioneve dhe retorikave boshe, por gjakftohtësisht të arrihet shpjegimi argumentues. Për një historian të politikës shqiptare, kjo disiplinë ka rolin e saj dhe duhet të  ekzistojë edhe tek ne, dukuria e mësipërme duhet të shtjellohet qartësisht. Kështu, edhe politika krijon diturinë e saj, jo vetëm kronikën.

– LSI-ja, a ka përgjegjësi në këtë keqqeverisje, për të cilën ju keni mendimi se duhet të kryhet një rotacion politik?

-LSI-ja bëri një kontratë dhe e ka respektuar. Ajo mori pjesë në bashkëqeverisje – ka edhe koston dhe përgjegjësitë e saj. Kush e mohon këtë? Askush! Por, nga ana tjetër, rotacioni është i domosdoshëm, por paLSI-në do të ishte vështirë të arrihej fitorja numerike.

– A nuk është e vonuar ftesa, apo bashkëpunimi? Pse duhej pritur fundi i mandatit qeverisës?

– Ky akt i saj edhe sikur të jetë i vonuar, prapë është deri diku i pazëvendësueshëm. Kjo është, -e theksoj- dialektika e brendshme e vetë politikës shqiptare, sepse e tillë ajo është dhe nuk është ndryshe. Ndoshta mund të ishte ndryshe, por ja që nuk është ndryshe.

– Një aleancë elektorale e mundshme PS-LSI do të jetë një hibrid midis zgjidhjes dhe problemit?

– Në politikë, të tëra aleancat janë deri diku hibride, sepse janë raporte të partive të mëvetshme. Kjo specifikë është reale. Me këtë aleancë duket një imazh, ndonëse ende i brishtë, i bashkimit të së majtës. Kjo përbën një pozivitet (mos harrojmë se për shumë vjet nuk u arrit kjo gjë – s’është nevoja të themi se kush e kishte fajin). Aleanca nuk do të jetë aspak një harmoni ideale, se harmoni të tilla nuk ka në botë. Aleanca, besoj do ta instrumentalizojë fitoren e qeverisjes dhe të përballjes  jo shumë të lehtë të vënies në jetë të programeve dhe premtimeve elektorale. Në mundësinë e një bashkëqeverisjeje të dy partive të majta mund të zhvillohen, gjithashtu, dukuri dhe zhvillime raportesh, më tepër tolerancë dhe pse jo edhe zbehje të autoritarizmit në të dy partitë – këto zhvillime mund të parakuptohen, por nuk mund të saktësohen, se është ende herët. Fillimi i një aleance nuk është e thënë të jetë e njëjtë në çdo kohë, ose edhe të mund të ketë edhe fund një ditë. Nuk mendoj se do të ketë një homogjenizim të plotë të së majtës shqiptare- është pak e vështirë. Diversiteti nuk është detyrimisht i keq, përkundrazi. Zhdukja e diversiteti e mpin dhe e vdes politikën. Kjo është gati një postulat.

– A ka premtim për Rilindje nga PS-ja, nëse aleaton me LSI-në?

– PS-ja ka bërë një program konkret, që tashmë është publik. Publik do të thotë se është në optikën e vëmendjes se si do të zbatohet, apo si do të realizohet mbajtja e premtimeve të mëdha, me ambicie për ndryshime të rëndësishme dhe gati substanciale. PS-ja nuk do të heqë dorë dhe nuk ka pse të heqë dorë nga programi i saj publik, që është nën gjykimin e të gjithëve. Kjo është edhe përgjegjësia e saj para vetë historisë dhe shqiptarëve. Aleanca me LSI-në  nuk e pengon aspak.

– Mund të bëhet fjalë për rotacionin moral, apo rotacionin formal dhe sa do t’i shërbejë procesit të zhvillimit e integrimit?

– Në politikë nuk ka rotacione morale, por ka rotacione politike. Bashkëqeverisja e PD-së  me LSI-në nuk qe morale, por thjesht politike. Kjo paradigmë është e pranishme edhe për 23 Qershorin e vitit 2013. Politika shqiptare është në etapën e pragmatizmit, madje duhet thënë në etapë e kupolave, nga lart jo nga poshtë, dukuri kjo e shpeshtë edhe në Europë dhe në botë. Sot për sot nuk ndryshohet  dot kollaj kjo etapë. Por alternimi i pushtetit, prishja e statukuosë në vetvete është pozitive, qoftë edhe formalisht, qoftë se ngjall një shpresë për më mirë. Kjo shpresë është edhe përkohësisht “karburant” shpirtëror i një lëvizjeje të elektoratit, i maksimalizimit të vëmendjes dhe mundësi e rritjes së standardit politik në përgjithësi, sepse zhgënjimi dhe ftohja e elektorateve (dukuria Grillo në Itali) do të krijonte jo një masivizim të pjesëmarrjes në zgjedhje, por një indiferencë do mund të ishte fatale.

– Prishja e statukuosë politike është më e rëndësishme, pavarësisht nga morali politik me të cilën arrihet?

-Në prishjen e  statukuosë politike ka gjithmonë një lloj morali, përderisa ndodh një gjë e tillë.

– A mund të jenë brenda normalitetit demokratik këto kthesa të mëdha politike, sikurse aleanca PD-LSI në 2009 dhe PS-LSI në 2013-n?

-Janë brenda normalitetit formal kushtetues.

– Nga një realitet politik i tillë, a mund  të themi se politikanëve tanë  u mungon vizioni i ndryshimeve të vërteta dhe çështja e pushtetit është kthyer në një kauzë në vetvete?

– Pushteti është kauza e politikës. A është klasa jonë politike një klasë me vizione të mëdha? Për shkak të arsyeve kulturore dhe historike, klasa politike është ende larg emancipimeve të mëdha, por janë në një proces, sepse procesi zhvillohet nganjëherë pavarësisht aktorëve dhe protagonistëve të politikës, që lëvizim dhe normalisht një ditë zëvendësohen.

–  A shuhet kauza e 21 Janarit, me ftesën e PS-së për të bashkëpunuar me LSI-në?

– Jo nuk shuhet, asnjëherë nuk do të harrohet, jo thjesht si një çështje humaniste, por tashmë edhe si një çështje e patjetërsueshme juridike.

– Edhe nëse marrim të mirëqenë një fitore të mundshme elektorale PS-LSI, mos vallë kemi riciklimin e personazheve dhe jo rotacionin e moralit politik?

– Po a nuk ka ndodhur këto 22 vjet riciklimi i personazheve në politikë? Thashë, që nuk mund të ketë rotacion moral- rotacioni moral është një kategori sociologjike dhe tepër i ndërlikuar, i gjatë, emancipimi i krejt shoqërisë çon në rotacion moral.

– Në mbarëvajtjen e zhvillimit dhe të integrimit të Shqipërisë, do të jetë kaq përcaktuese kahu i aleancave para/pas zgjedhore, apo menaxhimi i situatës ekonomike?

– Kahu i aleancave përcakton mandatin e ri qeverisës, por qeverisja dhe menaxhimi i situatës ekonomike do të jetë një sfidë kolosale, aspak e lehtë dhe ndoshta deri diku e paparashikueshme – kjo është prova historike. Integrimi europian është një proces, pavarësisht emrave të pushtetarëve. Kam besim se rotacioni – nëse do të vërtetohet nga fitorja zgjedhore- do të sjellë diçka lëvizëse, diçka që pritet tashmë nga të gjithë shqiptarët- e kundërta do të ishte më keq. Nuk ka vend për asnjë aufori, një gjë është e sigurt se fitorja e së majtës nuk përcaktohet aspak me shkopin magjik, por duhet një impenjim tejet serioz dhe të shumëfishtë.

– Së fundi, që të mbërrihet deri në ftesën zyrtare të PS-së, a është diskutuar në qarqet diplomatike, (jo thjesht në  PSE dhe IS) çështja e bashkimit të PS-së me LSI-në?

– Nuk është jashtë njohjes me qarqet diplomatike arritja e kësaj marrëveshje padyshim. Nëse interesohet Internacionalja Socialiste- publikisht, atëherë është e kuptueshme një gjë e tillë. Kështu ndodh edhe në Europë.

– Kjo ftesë e PS-së, njëfarësoj a nuk dëshmon njëfarë mosbesimi  nga PS-ja, në një fitore të mbështetur në elektoratin e saj dhe të aleatëve të vet, derisa kërkon ndihmën edhe të një partie që ende bashkëqeveris?

– Shikoni , ka ndodhur diçka vërtetë e çuditshme, por edhe dialektike. Ligji i mbrapshtë zgjedhor i dy partive të mëdha PS-PD synonte të bënte një dualizëm edhe të alternimit të pushteteve dhe zbehjes dhe zhbërjes së partive të vogla. Po ky ligj e mbartte paradoksin përbrenda. Së pari, me këtë ligj fitoret plebishitare të partive u zhdukën si iluzione. Asnjë parti e madhe nuk e arrin cakun kushtetues të numrit 71, doli në pah domosdoshmëria e aleancave. Në këtë klimë, LSI-ja mbijetoi, kurse shumica e partive të tjera të majta dhe të djathta u bënë inekzistente (për fat të keq për mendimin tim ). Kështu numrat e LSI-së morën përparësi vendimtare. Qeverisja u bë qeverisja e numrave dhe jo më e ideve. Por kjo funksionoi, mesa duket mund të funksionojë edhe  për ca kohë, për të patur  ndoshta një tjetër risi në këtë pikë (ende nuk e dimë se kur!) Brishtësia e parimeve u bë arketipale. Klasa politike në këtë etapë është pikërisht e tillë. Roli iLSI-së u bë alternues, sa për të djathtën, tani edhe për të majtën. Kjo për shkak të mekanikës formale të numrave. Ligji zgjedhor që LSI-ja e përjetoi fillimisht si gjëmë, doli paradoksalisht më i përshtatshëm dhe më suksesiv për vetë këtë parti. Unë po konstatoj, por të gjithë e dinë këtë fakt, se nuk është sekret.

 Përlindja e Shqipërisë

Dhjetëra socialistë të Vlorës janë shprehur të indinjuar në lidhje me koalicionin midis PS-së dhe LSI-së. Zërat kundër janë shtuar edhe më tepër kur vendimi për koalicionin është zyrtarizuar dhe nga kryesia  e PS-së. Shumë socialistë i janë drejtuar selisë rozë të qytetit, për të shprehur indinjatën dhe kundërshtinë e tyre ndaj një vendimi të tillë të papritur. Ata kanë kërkuar më shumë informacion dhe shpjegime nga drejtuesit lokal të PS-së, por edhe këta të fundit kanë qenë të rezervuar në reagimet e tyre sepse edhe për ata vetë ka qenë e papritur një lëvizje e tillë e  Ramës, edhe pse kishte muaj që përflitej, por nuk merrej seriozisht nga socialistët e thjeshtë. Socialistët e Vlorës e bëjnë përgjegjëse LSI-në për qëndrimin e tyre në opozitë edhe përgjatë mandatit 2009-2013, që është shoqëruar me pushimin nga puna të shumë socialistëve nga vendet e punës, për t’u zëvendësuar me socialistë të konvertuar në anëtarë të LSI-së. Socialistët i kanë kujtuar Ramës muajt me radhë, kur shkonin në Tiranë, për të protestuar për vjedhjen e votave në 2009-s  dhe hapjen e kutive, duke kulmuar me 21 janarin e vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 shqiptarë dhe shkak për këtë gjakderdhje ishte videoja e korrupsionit të Metës dhe vjedhja e votave për bashkinë e Tiranës, ku kandidonte për herë të katërt zoti Rama. Ata janë ndjerë të tradhtuar nga kryetari i tyre Rama, ndërkohë që, kanë kujtuar shumë socialistë të Vlorës, që i janë bashkuar në kohë të ndryshme LSI-së, duke u shprehur me nënkuptime se, “ata socialistë që u bashkuan me LSI-në, dolën më të fituar, në punë me PD-në e në punë me PS-në, ndërkohë që, ne që nuk u larguam, ruajtëm idealet dhe moralin, por çfarë fitojmë me koalicionin me LSI!” Në selinë e PS-së Vlorë gjatë 1 dhe 2 prillit, ka patur një numër të madh njerëzish, që kanë shkuar në selinë e PS-së për të kundërshtuar marrëveshjen, duke kërkuar deri edhe organizimin e një peticioni, ku të firmoset kundër koalicionit me LSI-në. Për socialistët e Vlorës, “Rilindja Kombëtare, duhet të quhet këtej e tutje Rilindja e Metës”. Pas realizimit me sukses të censusit, socialistët e Vlorës, ishin entuziastë për faktin se kishin siguruar votat më tepër që duheshin për të fituar më shumë deputetë se në zgjedhjet e vitit 2009, me qëllim realizimin e Rilindjes Kombëtare, të premtuar nga Rama, që do të ishte një Rilindje pas varfërisë dhe korrupsionit, ku e kishin zhytur Shqipërinë, qeveria Berisha-Meta. Drejtuesit lokalë të PS-së Vlorë janë shprehur të shqetësuar në lidhje me këto reagime, ndërkohë që presin udhëzime nga kryesia, për t’u njohur me vendimin e kësaj kryesie, në lidhje me ofertën dhe cilat janë kushtet e kësaj oferte. Nga ana e tyre, socialistët e thjeshtë, presin sqarime nga kryetari Rama se çfarë do të bëjë me 21 Janarin, Gërdecin, koncesionet, privatizimet, sistemin gjyqësorë etj., për të cilat është shprehur se do të ketë një Rilindje për të gjitha këto ngjarje. Ajo që dihet e sigurt është që pas zhvillimeve më të fundit politike midis PS-së dhe LSI-së, PS-ja ka hyrë në një kaos veprimesh dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.

Anëtarë të Kryesisë së PS-së, Vlorë

 Përlindja e Shqipërisë

Dhjetëra socialistë të Vlorës janë shprehur të indinjuar në lidhje me koalicionin midis PS-së dhe LSI-së. Zërat kundër janë shtuar edhe më tepër kur vendimi për koalicionin është zyrtarizuar dhe nga kryesia  e PS-së. Shumë socialistë i janë drejtuar selisë rozë të qytetit, për të shprehur indinjatën dhe kundërshtinë e tyre ndaj një vendimi të tillë të papritur. Ata kanë kërkuar më shumë informacion dhe shpjegime nga drejtuesit lokal të PS-së, por edhe këta të fundit kanë qenë të rezervuar në reagimet e tyre sepse edhe për ata vetë ka qenë e papritur një lëvizje e tillë e  Ramës, edhe pse kishte muaj që përflitej, por nuk merrej seriozisht nga socialistët e thjeshtë.. Socialistët e Vlorës e bëjnë përgjegjëse LSI-në për qëndrimin e tyre në opozitë edhe përgjatë mandatit 2009-2013, që është shoqëruar me pushimin nga puna të shumë socialistëve nga vendet e punës, për t’u zëvendësuar me socialistë të konvertuar në anëtarë të LSI-së. Socialistët i kanë kujtuar  Ramës muajt me radhë, kur shkonin në Tiranë, për të protestuar për vjedhjen e votave në 2009-s  dhe hapjen e kutive, duke kulmuar me 21 janarin e vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 shqiptarë dhe shkak për këtë gjakderdhje ishte videoja e korrupsionit të Metës dhe vjedhja e votave për bashkinë e Tiranës, ku kandidonte për herë të katërt zoti Rama. Ata janë ndjerë të tradhtuar nga kryetari i tyre Rama, ndërkohë që, kanë kujtuar shumë socialistë të Vlorës, që i janë bashkuar në kohë të ndryshme LSI-së, duke u shprehur me nënkuptime se, “ata socialistë që u bashkuan me LSI-në, dolën më të fituar, në punë me PD-në e në punë me PS-në, ndërkohë që, ne që nuk u larguam, ruajtëm idealet dhe moralin, por çfarë fitojmë me koalicionin me LSI!” Në selinë e PS-së Vlorë gjatë 1 dhe 2 prillit, ka patur një numër të madh njerëzish, që kanë shkuar në selinë e PS-së për të kundërshtuar marrëveshjen, duke kërkuar deri edhe organizimin e një peticioni, ku të firmoset kundër koalicionit me LSI-në. Për socialistët e Vlorës, “Rilindja Kombëtare, duhet të quhet këtej e tutje Rilindja e Metës”. Pas realizimit me sukses të censusit, socialistët e Vlorës, ishin entuziastë për faktin se kishin siguruar votat më tepër që duheshin për të fituar më shumë deputetë se në zgjedhjet e vitit 2009, me qëllim realizimin e Rilindjes Kombëtare, të premtuar nga Rama, që do të ishte një Rilindje pas varfërisë dhe korrupsionit, ku e kishin zhytur Shqipërinë, qeveria Berisha-Meta. Drejtuesit lokalë të PS-së, Vlorë janë shprehur të shqetësuar në lidhje me këto reagime, ndërkohë që, presin udhëzime nga kryesia, për t’u njohur me vendimin e kësaj kryesie, në lidhje me ofertën dhe cilat janë kushtet e kësaj oferte. Nga ana e tyre, socialistët e thjeshtë, presin sqarime nga kryetari Rama se çfarë do të bëjë me 21 Janarin, Gërdecin, koncesionet, privatizimet, sistemin gjyqësorë etj., për të cilat është shprehur se do të ketë një Rilindje për të gjitha këto ngjarje. Ajo që dihet e sigurt është që pas zhvillimeve më të fundit politike midis PS-së dhe LSI-së, PS-ja ka hyrë në një kaos veprimesh dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodh në ditët në vazhdim.

Anëtarë të Kryesisë së PS- së, Vlorë