Moikom Zeqo/“Qeverisja e së Majtës, prova historike e saj”

449
Sigal

Krijimi i një kostelacioni të ri politikanësh mund ta qytetërojë dhe emancipojë klasën politike

Studiuesi dhe politilogu Moikom Zeqo, në intervistën për “Telegraf” skanon qeverinë e re “Rama”, duke evidentuar risitë dhe përparësitë. Sipas zotit Moikom, te qevria “Rama”, duke u nisur nga mosha e re e thuajse gjithë ministrave “Krijimi i një kostelacioni të ri politikanësh mund ta qytetërojë dhe emancipojë klasën politike”. Ndërsa, prioritetet e qeverisë “Rama” thotë zoti Moikom duhet të jenë “ ato të sendërtimit të një konceptualiteti të ri politik”.

 – Zoti Moikom, cila është përshtypja e parë për emrat e qeverisë “Rama’?

– Shpallja e kabinetit Rama është  akti kryesor politik i maxhoranxë së të majtës, një akt i pazëvëndësueshë ilegjitimitetit të ekzekutivit shqiptar për mandatin katërvjeçar. Rama, sëbashku edhe me Metën, ka bërë kështu një lëvizje të dyfishtë: Së pari, ka rikonstruktur ( me të drejtë ) strukturën e institucioneve qeverisëse dhe, së dyti, ka caktuar emrat e ministrave të qeverisë së re të Shqipërisë. Pështypja ime është pozitive, dmth ky ekip ministror është më i miri i mundshmën, i zgjedhur me përkushtim dhe me vizion. Mendoj se paraqitja e emrave të qeverisë është prova më konceptuale e kryeministrit Rama. Do të theksoja disa veçori të këtij ekipi premtues dhe serioz;

1. Ministrat e rinj janë personalitete publikë të politikës dhe të vëndit me kapacitete intelektuale të formësuar, edhe në kushtet e opozitës 8 vjeçare.  Pra, posedojnë dinjitetin e një përvoje të një lufte tejet të ashpër politike, ndaj autoritarizmit berishian të pashëmbullt – janë nga emrat më aktivë të kësaj opozite që i fitoi zgjedhjet e 23 Qershorit.

2. Ky ekip  përbën edhe një tjetër risi : shumica dërmuese e ministrave i takojnë moshave 30 deri në 50 vjeç. Pra, kabineti qeveritar ka një moshë mesatare më të re se kabinetet e mëparëshme. Kjo përuron afirmimin në politikë të një gjenerate të re – dhe kjo nuk është pa rëndësi, përkundrazi. Kjo përtërin limitet e klasës politike shqiptare, që, për 22 vjet, ka artikuluar emra tabu, apo toteme politikanësh, gati “legjendarë dhe të pazëvëndësueshëm”, që duhet të kishin ikur shumë më përpara nga rrafshi i politikës shqiptare. Krijimi i një kostelacioni të ri politikanësh mund ta qytetërojë dhe emancipojë ( natyrisht jo thjesht apriori,apo thjesht për moshën e re ) klasën politike, jo vetëm në të majtë, por edhe në të djathtë, në tërë spektrin politik.

– Numuri i madh i ministrave femra është gjithashtu një risi e dukëshme që duhet përshëndetur. Këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër më përpara. Emrat e këtyre  ministreve janë emra dinjitozë  dhe ato do të na nderojnë dhe do të nderohen. Kam bindje për këtë.

– Ekipi i ri është i kompletuar dhe i ka të tëra mundësitë për të përballuar sfidat shumë të rënda të qeverisjes. Mendoj se Rama dhe Meta janë dy politikanë, që do të qeverisin pakrahësimisht më mirë se Berisha. Përpara i kanë sfidat, problematikën shpesh  herë apokaliptike, por mendoj ( shpresoj ) do t’ja dalin, do të sjellin ndryshime pozitive, në fund të fundit, kjo ka të bëjë me zhvillimin  e vetë politikës dhe Shqipërisë. Përtej çdo apologjie apo entuziazmi fals dhe të kotë, kam përshtypjen e sinqertë se ekipi i ri qeverisës do të qeverisë krejt ndryshe, ndonëse përsosmëri nuk ka fund dhe kriticizmi i domosdoshëm do të fuksionojë padyshim – gjë krejt normale në një system demokratik.

– Ajo që bie në sy është se asnjë nga emrat e dëgjuar të deputetëve të PS-së, nuk është ministër. Kjo është pozitive?

– Në çfarë kuptimi? Të gjithë emrat e deputetëve historikëe të PS-së kanë qenë ministra, ose me fuksione të larta. Emrat e kabinetit të ri nuk janë anonimë, përkundrazi. Emrat e Tahirit, Kodhelit, Bushatit, Gjiknurit, Beqjas, Gjermenit, Nikollit, Veliajt, Haritos, Gjoshaj etj janë të njohur nga të gjithë. Një përshtypje shumë të mirë më ka bërë zgjedhja si ministre e Kulturës e Mirela Kumbaros nga shoqëria civile, një grua e ditur dhe e zonja, një përsonalitete  dhe njohëse progresive e kulturës shqiptare dhe botërore. Gjithashtu, një zgjedhje tjetër e goditur, si ministër, është ajo e Shkëlqim Canit, një profesionist i vërtetë i fushës financiare dhe ekonomike.

– Por nga ana tjetër, shumë ministra të rinj, do të drejtojnë ministri që nuk janë në specializimin e tyre. Kjo do të ndikojë në frytshmërinë e punës të qeverisë së re?

– Janë intelektualë të formuar. Natyrisht, postet ministrorë janë poste politikë, kjo dihet, por këtë ministra do të punojnë me ekipe profesionistësh. Ministri konceptohet edhe nga strukturat efikase e ministrisë përkatëse. Nuk kemi pse t’i paragjykojmë.

– Rama nuk ka përfshirë në kabinetin e vet qeveritar asnjë nga aleatët, qoftë edhe ata që kanë fituar mandatin e deputetit. Kjo a mund të krijojë probleme të marrëdhënieve të Ramës me aleatët?

– Mua më duket se duhet hequr dorë nga riti i “ shpërndarjes  së tortës së qeverisë”, mekanikisht. Ka bërë mirë. S’besoj se aleatët e vegjël të së majtës do ta keqkuptojnë in extremis këtë gjë. Natyrisht qefmbetjet nuk mund të shmangen, më substancial është vizioni dhe efikasiteti i qeverisjes, se sa “tregu virtual “ i ndarjes së posteve.

– Rama i kishtë dhënë fjalën publikisht Spartak Ngjelës se me rastin e fitorës do ta bënte ministër të drejtësisë.Nuk e mbajti fjalën. Si mendoni ju ?

– Posti  i ministrit të drejtësisë është në këtë qeveri iLSI-së – krejt normale dhe e kuptueshme .Ministri i ri i Drejtësisë, Nasip Naço është një profil i një njeriu kompetent, i zoti, në vëndin e duhu r- është një zgjedhje e përshtatëshme dhe do t’i bjerë një barrë e madhe mbi supe. I posedon aftësitë adekuate.

– Po vetë struktura e qeverisë, ndarja e specifikuar e ministrive,  numri më i madh i ministrive, a  janë garanci se  do të mirëfunksionojë për  të përballuar sfidat që janë përpara?

– Nuk ka struktura të përjetëshme, ka përherë një dinamikë. Që u nda kultura nga turizmi, u bë logjikshëm për mendimin tim, problem është strukturimi i brendshëm i institucioneve, krijimi dhe konsolidimi i “administratës veberiane”, si një synim strategjik, pra  administratës së shtetarëve dhe profesionistë të shquar – kjo kërkon një proces, ndoshta të gjatë, lidhet me emancipimin e padërprerë. Strukturat mund edhe të ndryshohen, fjala vjen në kabinetin qeveritar të institutociaonalizohej çeshtja e shkencës – kjo mund të bëhet, nuk ka asnjë pengesë – dhe duhet bërë për mendimin tim,

Prioritetët e qeverisë së re janë ato të sendërtimit të një konceptualiteti të ri politik

– Cilat duhet të jenë prioritetet e qeverisë së re?  

–  Të flasim seriozisht. Qeveria e re “Rama” ka punë dhe vështirësi të mëdha përpara – punë, punë, shumë punë dhe përkushtim, asnjë eufori, por shumë tendosje dhe sfilitje në kuptimin praktik. Fitorja elektorale është më e lehtë, se sa qeverisja në substancë. Çdo ditë e qeverisjes duhet të jetë një afirmim jetik i fitores elektorale, i përcdocastshëm. Këtë nuk duhet ta harrojnë të gjithë. Idea iluminuese e shërbëtorëve  publikë, në fuksion të qytetarëve  ngjan shpesh utopike – këtu qëndron prova historike e Ramës dhe kabinetit të tij – kjo provë nuk është virtuale – është tejet e rëndë, por jo fatalisht e papërballueshme. Kjo është prova e Shqipëerisë europiane dhe e emancipimit – në të kundërt do të përplaseshim në portat e mbyllura. Poeti i madh anglez Ë.Blake – u ka shkruar se  “e ardhmja hap porta e ëndërrës tek muret e mbyllur”. Prova historike është hapja e portave për tërë shqiptarët, duke lënë pas marrëzitë, historitë suragato, vonesat historike, mentalitetet e gabura, primitivizmin, provincionalizmit e politikës dhe të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Prioritetët e qeverisë së re janë ato të sendërtimit të një konceptualiteti të ri politik, sidomos problemet e humnerëshme dhe shqetësuese të ekonomisë, punësimi ( tejet i vështirë) ngritja e cilësisë së jetës, arritja e standarteve integruese. Mos të harrojmë problemet e krizës financiare. Reformat kushtetuese në drejtësi,në politikën bankare – kam vënë re se flitet për probleme të politiakve financiare të Bankës Kombëtare, ndërsa harrohen politikat monetare si një dinamikë zhvillimi styrategjik, por edhe taktik, etj. Rëndësi ka edhe statusi ekonomik i vendit nga një ekonomi sherbimidrejt një ekonomie prodhimi, pra të protoganizmit adekuat ekonomik. Shumë urgjente: rendi, lufta kundër krimit të organizuar, korupsionit galopant, etj.