Moderatori Erion Kristo: Rama ofendoi rëndë gazetarin, të kërkojë falje

56
Edhe më herët kryeministri Edi Rama ka folur për kazan mediatik, por mënyra sesi ai ju drejtua gazetarëve këtë të enjte ishte e paprecedentë.
Duke ju drejtuar gazetarëve, kreu i qeverisë lëshoi sulme pa fund ndaj tyre, duke i përbuzur pyetjet që ju drejtuan për çështjen “Tahiri”, e duke i thënë të paditur.
Rama shkoi edhe më tej kur me një gjest të rëndë ofendoi të gjithë shqiptarët që janë nga veriu. Një prej gazetarëve që i drejtoi pyetje pas seancës së Kuvendit, përmendi fjalën gjyqtar, por kjo fjalë u shqipërua “xhyçtar”. Shqiptarët nga Veriu e kanë të vështirë të shqipërojnë gërmën gj, të cilën e thonë xh, ashtu sikundër q-në në ç.
Moderatori i emisionit “Bardhazi”, Erion Kristo ka reaguar në një postim në rrjetin social Facebook. “Z. Kryeminister! Kerkoni falje per fyerjen ndaj gazetareve! Ky ishte nje gabim!”, ka shkruar gazetari. 

Gazetari i Ora News Everest Dedaj: Zoti Rama drejtësia mbrohet duke kthyer ministrin në gjyqtar
Rama: Më fal si ishte kjo ta dëgjoj një cik këtë se ishte interesante
Jo në gjyqtar, nuk kthehet as ministri, as kuvendi as komisioni i mandateve
Por para se të bësh një pyetje kaq pa vend shko lexo, edhe shko kupto cili është roli i kuvendit dhe i këshillit të mandateve, pse duhej të vijë kjo kërkesë në kuvend, nëse do ishte kështu kërkesa duhej të shkonte drejtpërdrejt në gjykatë
Përgjigju përgjigju pse, meqë po më bën këtë pyetje
A e kuptoni që pyetjet tuaja burojnë nga padituria?

VIdeo – Minuta 4.15