Modeli amerikan: Rama përgatit kabinetin 2012

574
Sigal

Fushata elektorale e PS-së për 2013-n,  i ngjan fushatës elektorale të zgjedhjeve të Presidentit në  SHBA-të

Me ardhjen e vjeshtës dhe afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme elektorale PS-ja ka nisur aksionin e saj politik duke nisur me ekonominë. Kreu i PS-së gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist ditën e martë, deklaroi se axhenda politike e të majtëve gjatë këtyre muajve do fokusohet tek ekonomia, duke theksuar se rënia ekonomike në vend është e rëndë ndaj duhet një ndërhyrje e menjëhershme. Rama theksoi se është koha që opozita ti japë fund rrënimit të ekonomisë, duke i dhënë rrugë alternativës së saj ‘Për një rilindje shqiptare’. “Zgjedhja pas 10 muajsh është e qartë ose rrënim ose rrugë e re. Me një program të ri dhe lidership të ri”,- deklaroi Rama, duke shtuar se për këtë qëllim gjatë muajve në vijim opozita do të nisëturine takimeve në cdo qytet për të të dialoguar dhe ndarë me shqiptarët çdo shqetësim.  Mirëpo, Rama, në dukje mundohet që në veprimin politik të PS-së, sidomos në fushatat zgjedhore,  të ofrojë stilin dhe mënyrën e fushatave të zgjedhjeve presidenciale në SHBA-të. Themi formale, sepse Rama u mundua të imitojë, në zgjedhjen e kreut të FRESSH-it,  amballazhin e jashtëm të metodës amerikane të fushatës zgjedhore. Dukjen. Pa përmbajtje. Madje PS-ja u mundua më shumë që ta ofrojë këtë imitim zgjedhor Made inUSA, si një risi politike. Por, fatkeqësisht, dihet që përfundoi me përplasje Made in PS midis Spiropalit dhe Erjon Veliaj, me manipulimin e listave të të zgjedhurve. Kryetari i PS-së, Edi Rama nuk u mundua që të sjellë si risi politike të zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, brendinë demokratike. Atë të zgjedhjeve  demokratike të kandidatëve për deputetë,, që njerëzit parapkrakisht të kenë mundësinë që midis disa kandidaturave, të zgjedhin më të mirin, dhe pastaj kjo zgjedhje të vazhdohet për të gjitha kandidaturat edhe të kabinetit të ardhshëm qeveritar. . Që një program politik të bëhet më konkret, më i besueshëm te elektorati PS-ja duhet që fushatën elektorale ta fillojë duke u dhënë mundësi njerëzve në strukturat partiake të zgjedhin vetë- jo të imponohen me lista dhe me të dërguar nga Kryetari i PS-së, njeriun që do t’i përfaqësojë. Dhe paralelisht, PS-ja duhet të bëjë edhe zgjedhjen paralele, krahas kandidaturave për deputet, edhe të kandidaturave të kabinetit të ardhshëm, qeveritar, sikurse ndodh në fushatën e zgjedhjes presidenciale në SHBA-të, ku elektorali  injeh paraprakisht dhe voton jo vetëm kandidatin për President, por edhe kandidatët e kabinetit qeveritar. Edhe PS-ja, duhet të ofrojë te elektorati edhe kandidatët e mundshëm të kabinetit qeveritar, ku njerëzit të votojnë jo vetëm programet në letër, por  të njohë paraprakisht edhe njerëzit, që do të jenë në qeveri. Vetëm kështu metoda e zgjedhjeve presidenciale në SHBA-të, do të jetë risi politike edhe në fushatën zgjedhore të PS-së.  Ky debat është hapur edhe në PS. Ja disa mendime. Mendor Kikia, në një prononcim thotë “Që unë të votoj PS-në dua të di kush do të jetë ministër i brendshëm, i arsimit, i drejtësisë….” Ndërsa Erjon Braçja, thotë: “Mentor, mund të kesh të drejtë, por nuk jam unë personi që mund të të përgjigjem për këtë. Domethënë nuk vendos unë. Por besojfortnëzgjedhjen që do të bëj PS!”

 Mentor Kikia  Njerëzia duan të dinë se çfarë do të bëni ju. Dhe për këtë ata nuk kane besimin e mjaftueshem, për shkak të njerëzve që drejtojnë në PS të cilëve ju edhe u referoheni. A mund të dimë ne shqiptaret që votojmë jo për shkak të logos se kush qeveria hije e PS-së? Në Amerikë njerëzit e dinë kush do te jetë president dhe zëvëndes president, e pakashumë edhe kush do të jenë sekretarët(ministrat). Që unë të votoj PS-në dua të di kush do të jetë ministër i brendshëm, i arsimit, i drejtësisë….sepse nëse ju aty keni ndërmend ta bëni kabineti me srvila të kryetarit apo të fortët e bashkive, harroje se do të vini në pushtet

Erjon Brace Për qeverinë  ti mund të kesh të drejtë, por nuk jam unë personi që mund të të përgjigjem për këtë. Domethënë nuk vendos unë. Por besojfortnë zgjedhjen që do të bëj PS! Edhe një herë Partia Socialiste, as unë e as ndonjë individ tjetër pavarësisht postit në Parti!