Mjeku i karrierës pyet Beqajn: Kush do përgjigjet nëse koncesionari falimenton

420
Edhe pse PS në fushatën elektorale të 2013, për shëndetësinë premtoi shërbim shëndetësor falas për të gjithë popullin, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, në këto 2 vjetët që drejton shëndetësinë, nxori nga sirtari projektet që kishte hartuar kohë më parë, ato të dhënies me koncesion të të gjitha shërbimeve të shërbimit shëndetësor publik. Ministri Beqaj, edhe pse u ndesh në kundërshtimin e hapur të të gjithë personelit shëndetësor, u mundua të justifikojë politikën e dhënies me koncesion të të gjitha shërbimeve shëndetësore publike, me faktin që atij i mungojnë fondet për t’u shërbyer pacientëve, ndërkohë që shteti paska miliona euro që do paguajë koncesionarët, për t’i shërbyer ata pacientit! Sipas Beqaj shteti, pasi të mbarojë afati i koncesionit do të përfitojë…investimet që do të ketë bërë koncesionari, në …pajisjet, që do t’i mbeten-sipas Beqaj-shtetit!

Të plotë shkrimin mund ta lexoni nesër në gazetën “Telegraf”….
Sigal