Misteret e dosjes sekrete në Durrës, fashikujt që mungojnë dhe hetimet që nuk kanë ende përgjegjës

534
Jakup B. GJOÇA

Vjedhje apo farsë, për dokumente të humbura në prokurori?
Në mes të ditës në Durrës vidhet edhe postieri i prokurorisë. Nuk ka më siguri publike për asgjë
Dje dy persona të paidentifikuar kanë grabitur materialet e Prokurorisë së Durrësit. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë Zyrës Qendrore të Postës në këtë qytet. Korrieri i institucionit është sulmuar nga dy persona, pasi ka dalë nga posta. Grabitësit i kanë marrë materialet që ai kishte tërhequr për llogari të organit të akuzës. 
Burimet: Kanë humbur dokumente në prokurori
Sipas burimeve, që mbetet sekrete, thuhet se në prokurori kanë humbur dokumente tepër sekrete, që kanë të bëjnë me çështje shumë delikate. Dhe, po këto burime të mirë informuara, thonë se, ndoshta nga përgjegjësit, që kanë humbur dokumentet në prokurori, (ende nuk kemi indicie të pohojmë, se dokumentet janë zhdukur nga njerëz brenda prokurorisë) u inskenua edhe farsa e vjedhjes të postierit në Durrës, me qëllim që humbjen e dokumentive në prokurori tja faturojnë vjedhjes së postierit. Gjithsesi, e vërteta një ditë do të dalë. Nëse kthehemi në kohë mbrapa, në datën 3 dhjetor 2017 prokurorja e Elbasanit Armanda Xhaferri, denoncoi se nga zyra e saj ishin marrë tre dosjet më të rëndësishme që në dorë Prokuroria e Elbasanit. Për zhdukjen e tri dosjeve të rëndësishme në Prokurorinë e Elbasanit, dy për pastrim parash dhe një për abuzim me fondet e një rruge. Që të vjedhësh dokumente brenda prokurorisë, do të thotë që krimi bashkëpunon me shtetin. Nuk është aspak e vështirë, që të besosh se “vjedhja” e postierit në Durrës, mund të jetë e inskenuar, sepse të bën përshtypje fakti, që vjedhësit nuk janë ordinerë. Përkundrazi, ata ishin të mirë informuar, për orën e saktë, vendin e duhur dhe personin që mbart postierin e prokurorisë. Akoma më i besueshëm duket varianti i skenarit, kur postieri i dokumenteve sekrete të prokurorisë nuk është i shoqëruar me policë dhe as me marrjen e masave mbrojtëse të postierit të prokurorisë. Prokuroria e Durrësit ka në hetim shumë çështje të mëdha ndaj krimit dhe vjedhja e postierit, padyshim dhe patjetër që ka të bëjë me përpjekjet që bëhen nga bashkëpunëtorë të prokurorisë me njerëzit e krimit për të penguar, zvarritur hetimet, zhdukjen e provave ndaj krimit.
Sigal