Mister mbi udhëtimin Itali- Shqipëri, zhduket 30 mijë ton plehra

488
Dje gazeta Italiane “Roma” i ka dedikuar një artikull misterit të zhdukjeve të kontejnerëve me plehra në Shqipëri. Kontejnerë, të cilët kanë arritur në portin e Durrësit, por më pas rrugëtimi i tyre nuk bëhet i ditur. Ajo bën me dije se Italia dhe Shqipëria po hetojnë për mbetje të humbura në rrugën ballkanike. Shqipëria, shkruan gazeta italiane është kthyer në një depo për mbetjet e e Europës. Si në Argjentinën e kolonelëve “des aparessidos” kanë ardhur shpejt dhe janë pastruar nga çdo gjurmë e krimit. Të “ humburit” nuk kanë emër, as mbiemër por kanë siglën e vendosur në kutitë e çelikta, që kanë zbarkuar në Durrës. Ato, kontejnerët, janë të vdekurit, që do t’i zbulojë koha. Koha tragjike e helmeve që shkatërrojnë dhe vrasin më shumë se armët.
Duhet të ishin asgjësuar në pikën më të madhe të përpunimit të Evropës në Maqedoni që menaxhohet nga Italianët. Janë nisur nga Gioia Tauro dhe kanë arritur në portin e Durrësit, ku më pas janë zhdukur pa lënë gjurmë
Tiranë. Bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë ka pësuar një zhvillim. Ura lidhëse gjyqësore mes dy vendeve do të pësojë një kthesë zhvillimi në luftë kundër kriminalitetit. Ndërkohë organizimet mafioze të reja do të marrin përgjigjen e merituar. Tonet e konferencës së shtypit mes dy autoriteteve ishin shumë optimiste. Adriatik Llalla Prokurori I Përgjithshëm I Republikës së Shqipërisë priti në Tiranë Prokurorin Kombëtar të anti mafias, Franco Roberti. Në një bashkëbisedim për t’Iu kundërvënë trafiqeve të drogës dhe armëve si edhe luftës së riciklimit mafioz të mbetjeve, dy personalitetet shkëmbyen të dhëna dhe fakte që do të ndihmojë dhe thellojnë “Hetime të rezervuara, të cilat së shpejti do të arrijnë në një fazë vendimtare”, këto pëshpëritën nëpër korridoret e pallatit të drejtësisë Shqiptare, por asnjëri, madje edhe në Konferencën e shtypit nuk guxon të ngrejë hipoteza mbi interesin e përbashkët të këtij hetimi. Nuk thuhet pothuajse asgjë përveç ndonjë pyetjeje me spec mbi trafikun e paligjshëm të mbetjeve me orgjinë nga Italia dhe që asgjësohen shpesh në mënyrë ilegale në territorin e gadishullit ballkanik.

“ Zoti Prokuror, thonë se mijëra kontejnerë që vijnë nga porti Kalabrez i Gioia Tauro-s me destinacion Maqedoninë janë shkarkuar në Durrës dhe zhdukur gjatë udhëtimit… duket se përmbanin mbetje urbane dhe industriale. Shqipëria është kthyer në depo mbeturinash të Evropës?” guxon një gazetar. Zyrtari i lartë i drejtësisë shqiptare bën një shenjë me shikim dhe ngre supet, i shmanget pyetjes, por thotë se e bën këtë në respekt të ruajtjes së sekretit të hetimeve e që është të nevojshme për t’u mbajtur gjatë këtij procesi.

Është e vërtetë Italia dhe Shqipëria po hetojnë për mbetje të humbura në rrugën ballkanike. Dokumentet që ne posedojmë dëshmojnë që në 2016 të paktën 1300 kontejnerë nga 22 ton secila ( 28600 gjithsej dhe zyrtarisht të destinuar në stacionin e shkarkimit në Dresla të Maqedonisë nuk kanë kaluar kufirin. Të shkarkuar në portin e Durrësit në Shqipëri nga anije tregtare, në pronë të kompanive të mëdha armësh dhe të nisura nga Kalabria dhe Gioia Tauro duhet të ishin përpunuar në Shkup të Maqedonisë që është edhe pika më e madhe e grumbullimit të plehrave në Europë që aktualisht i është besuar ta drejtojë një ndërmarrjeje Italiane. Mbetjet urbane vinë nga provinca e Napolit, Campania, nga Bari dhe disa komuna në të tjera në këtë zonë, madje edhe nga provinca e Iperias. Ndoshta bëhet fjalë për mbetje industriale dhe helme të rrezikshme, themi ndoshta , sepse gjithsesi kjo mbete një hipotezë – e bën aferën më shqetësuese dhe na sjell në memorie vitet e errëta që mafia menaxhonte helme të rrezikshme. Në Napoli dhe Campania vende ku punët e zeza kanë shpërndarë ndër vite deri edhe shkatërrim ambiental . Prokurori i Tiranës flet për një zë autoritar atë të një kolegu italian si psh. Franco Roberti, se nga rajoni që vijnë mbetjet kanë histori me ndërhyrje kriminale dhe Kamorra me zhdukje të mbetjeve që janë bërë burime vrasjesh të tmerrshme dhe lumenj gjaku mes botës kriminale, të cilat dëmtuan shëndetin e popullsisë, kur për ta ishte gjetur një burim biznesi edhe pse i pisët. Në Tiranë, siç thamë tani për tani, po kërkojnë 1300 kontejnerët e zhdukur që kanë humbur në vijën kufitare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në portin e Durrësit, në në dokumente palës shqiptare të mallrave lexohet, që kanë hyrë me siguri gjatë vitit 2016. Këtë e konfirmojnë edhe shifrat e autoriteteve portuale të Gioia Tauro dhe Durrësit, që ne i posedojmë. “ Në 2016 kompanitë ndërkombëtare që merren me këtë punë kanë dorëzuar 24816 kontejnerë që vijnë nga gjithë bota dhe kalojnë tranzit në portin Italian Gioia Tauro-s”. Lexohet në raportet zyrtare të vitit të kaluar. “ Nga këto 2604 ishin të drejtuara për në Maqedoni”. Por në kufirin e Qafë Thanës vendi ku ndahet Shqipëria me Maqedoninë këto kontejnerë me nga 22 ton secila nuk kanë arritur të gjitha ekzaktësisht kanë kaluar 1140. Kjo është lista e tranzitit që ne posedojmë dhe ajo flet qartë? Atëherë ku kanë përfunduar, kush i ka marrë në dorëzim? I kanë zhdukur në det siç ndodhte dikur në Kalabri nga bosët mafiozë apo janë varrosur nën tokë. Autoritetet Maqedonase në territorin ku ishte destinuar “malli” kanë hapur një hetim me kohë. Shumë hipoteza ngihen që mund të jenë zhdukur në tunelet e nëndheshëm apo në të famshmit bunkerët e ish regjimit komunist ku Guardia di Financa italiane dhe funksionarë të ambasadës Italiane në Maqedoni dhe Shqipëri i janë futur këto javë një kërkimi për të kërkuar “thesarin” toksik dhe të rrezikshëm, por që sigurisht i pa deklaruar si i tillë dhe së shpejti e vërteta do të dalë në sipërfaqe. “Gjurmët” e përgjegjësisë të çojnë drejt pallatit të pushtetit të Tiranës dhe ngre dyshime për përgjegjshmërinë për politikën e “ vendit të shqiponjave”. Qeveria shqiptare vitin e shkuar ka kërkuar me insistim një korridor të “shpejtë” për të aprovuar një ligj që do t’i lejonte importin e mbetjeve industriale nga vendet evropiane dhe Italia në radhë të parë. E mbështetur nga Edi Rama kjo përpjekje ka provokuar një kundërshtim mes udhëheqësve të disa ministrive, përfshirë këtu edhe ministrin e ambientit Lefter Koka që përfaqëson partinë tjetër në pushtet LSI, duke provokuar kështu një përballje të hapur mes pushtetarëve më të mëdhenj të shtetit. Presidenti i Republikës dhe Kryetari i Parlamentit vendosën të bllokonin gjithçka. Pjesa më e madhe e deputetëve e favorizuan në fillim këtë ligj importi, pastaj bënë një tërheqje të shpejtë dhe dolën kundër importit të helmeve. Por nuk ka dyshim se mund të ishte një kurth institucional që u krye nga një lobim politik i caktuar. Debati i opinionit publik lokal është përqendruar tek avantazhet që do të sillte kjo gjë dhe debatet u egërsuan në orët kur u tërhoq një nga deputetët me të kaluar të errët në Itali, madje edhe dënuar me urdhër arresti për vjedhje, edhe pse zgjedhësit votuan për të, duke e bërë deputet. Kundërshtimi i importit të plehrave nga Italia është rritur këto kohë edhe në Maqedoni, por ndoshta është pak vonë për të ndaluar plehrat që humbën, një kapitull ky i turpshëm. Po kthehemi pas në kohë për të rindërtuar një pjesë të kësaj historie që është akoma për t’u sqaruar në detaje nga organet italiane, shqiptare dhe maqedonase të hetimit.

Ishte viti 2012, më 14 shkurt në Frozinone me zyra në numrin 8 rruga Armando Vona krijohet një shoqëri “ Flc Ambiente Srl’, me 10 mijë euro kapital me administrator të vetëm Mssimiliano Ferrazzoli, një biznesmen me orgjinë nga Sora. Paketa aksionere e kontrolluar 100 për qind nga shoqëria aksionere, “Financiaria Centro Lazio” e përbërë që më 2005 me 6 mijë euro kapital dhe me zyra në një vend prestigjioz “ Piazza del Popolo” në Romë. Duhet thënë se është e qartë që kjo shoqëri për momentin nuk rezulton as minimalisht e përfshirë në humbjen e plehrave në Shqipëri. Por është e dukshme pse duhet të ishte destinacioni përfundimtar legjitim i këtyre mbetjeve, të cilat ishin caktuar të asgjësoheshin ligjërisht në stacionin e shkarkimin e plehrave në Maqedoni. Duke u impenjuar të investojë 73 milionë euro për rinovimin e impiantit. Një investim shumë i nevojshëm për të hyrë në biznesin e madh të eksportimit të plehrave nga Italia drejt impiantit të Dreslës. 

Në dokumentet e zyrës lexohet “ që projekti përfshin e dhe realizimin e një sistemi trajtimi të mbetjeve industrial dhe spitalore”. La Flc Ambiente ka bërë një marrëveshje me komunën e Shkupit që është 20 për qind bashkëpronare më të. Firma Flc Ambiente shfaqet për herë të parë në 2013 në tregun Italian të eksportit të plehrave. Fiton menaxhimin e mbetjeve në Imperia dhe 67 komuna të provincës dhe Campanian. Por nuk mjafton me kaq, më 2016 fiton të drejtën e trajtimit të mbetjeve edhe në territorin e Atos, provincë e Barit. Nga importi i mbetjeve të ndryshme ka një fitim nga 80 euro deri 160 euro për çdo ton të shkatërruar që niset nga Italia për në Shkup. Punët kanë shkuar mirë dhe të dhënat e bilancit e dëshmojnë këtë. Në 2014 figurojnë 18 milionë euro të faturuara që në 2015 bëhen 18.5 milionë euro. Ndërkaq në 2016 “por ndoshta edhe më parë” Guardia di Finaza italiane fillon të shfaqet e të hetojë biznesin ndërkufitar të mbetjeve në Maqedoni. Eva Netkofska funksionare e institutit për tregtinë e jashtme në Shkup e pyetur për këtë çështje nga një epror i saj i shkruan “policia italiane së bashku me një funksionar të ambasadës Italiane në Maqedoni dhe me një kolegun e vet të Ambasadës në Tiranë po zhvillojnë një hetim për të kuptuar se si një sasi e madhe mbetjesh, a është shkarkuar vërtet në Maqedoni’. Ajo shton “ pas shumë takimeve me Sonja Lipitkova, sekretare e shtetit për ambientin, Natasha Krstefska, drejtoreshë e Doganës dhe Kryebashkiakun e Shkupit kemi arritur në konkluzion, se ngarkesa nuk ka arritur kurrë në Maqedoni, të paktën ligjërisht…”. Pastaj duke zbuluar motivet e vërteta të hetimit, i referohet qartë realitetit të fakteve.. “ ekipi Italian po heton, se ku kanë përfunduar 300 kontejnerë mbetjesh me 22 ton secili që sipas dokumenteve bëjnë pjesë në një kontratë prej 1 mijë kontejnerësh”. Netkofska kujton se qeveria Maqedonase për dy herë me radhë ka refuzuar autorizimin e importimit të plehrave të huaja kur edhe kompani të tjera lokale kanë kërkuar ta menaxhojnë.

Po ku kanë përfunduar kontejnerët ? 
Hetimet e çuara përpara nga policia italiane kanë evidentuar mundësinë, që mbetjet të jenë groposura në Shqipëri” përfundon ajo. “ Sipas informacioneve tona Shqipëria rezulton në biznesin e mbetjeve. Në disa rajone mbetjet fshihen ose digje. Shpesh përveç mbetjeve normale importohen edhe ato të rrezikshme, përpunimi I paligjshëm bën që të qarkullojë një sasi e madhe paraje. Mafia kontrollon trafikun dhe përfundon rezultatet e nxjerra nga policia italiane duhet të bëhen patjetër publike sepse Italia është e akuzuar nga Evropa se po nxjerr mbetje të rrezikshme në shtetet ballkanike. 

Sigurisht ka edhe një gjë të që i dredhon të ligjshmes brenda këtij eksportimi. Në 2016 ka ndodhur e paparashikueshmja. Edhe qeveria Maqedonase ka ndaluar hyrjen e kontejnereve që vinin nga Italia. Pa këto bisnesi i madhj i Dreslës, i impiantit më të madh të asgjësimit të plehrave në Hvropë humb në të ardhmen e fitime të mëdha. Dhe në këtë ngërç institucional, fakt i marrëveshjeve të humbura, janë përfshirë “skuadrat e vdekjes” të helmimit ambiental. Si në Argjentinën e kolonelëve “des aparessidos” kanë ardhur shpejt dhe kanë pastruar çdo gjurmë të krimit. Të “ humburit” nuk kanë emër, as mbiemër por kanë siglën e vendosur në kutitë e çelikta, që kanë zbarkuar në Durrës. Këto janë të vdekurit, që do t’i zbulojë koha. Koha tragjike e helmeve që shkatërrojnë dhe vrasin më shumë se armët.
Sigal