Miratohet vetingu në polici

1051
Me 88 vota pro është miratuar nga Kuvendi ligji për vetingun në polici, Gardën e Republikës dhe Shërbimin e Çështjeve të Brendshme e Ankesave në Ministrinë e Brendshme. Gjatë votimit nen për nen mazhoranca përfshiu në ligj edhe propozimet e bëra nga deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ky ligj përfshin procesin e deklarimit të pasurisë, integritetit dhe aftësisë profesionale për uniformat blu. Miratimi i ligjit për vetingun në polici, Gardë dhe Shërbimin e Çështjeve të Brendshme e Ankesave në Ministrinë e Brendshme do t’i hapë rrugën edhe procesit të deklarimit të pasurisë për uniformat blu. Ata do të plotësojnë një formular që mbart detyrimin për deklarim të pasurisë për vete, bashkëshortin/en, bashkëjetuesin/en, fëmijët madhorë dhe çdo personi të përmendur në certifikatën familjare. Më pas, kjo deklaratë pasurie do të jetë një pikat e vlerësimit që do të bëhet për punonjësin e policisë, krahas kontrollit të figurës dhe aftësive profesionale. Faza e parë e rivlerësimit të policisë do të zgjasë 24 muaj dhe faza e dytë do të përsëritet në harkun kohor të 3 viteve. Komisioni që do të ngrihet për të bërë vlerësimin e figurës së punonjësit të policisë do të jetë i pavarur.
Sigal