Miratohet Projekt rezoluta për Shqipërinë “Polarizimi politik rrezikon BE”

499
BRUKSEL -Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian ka diskutuar një projekt-rezolutë për Shqipërinë me 24 rekomandime të raportuesit për vendin tonë Knut Fleckenstein. 
Sipas eurodeputetëve polarizimi politik rrezikon integrimin e Shqipërisë. “Hapja e negociatave të anëtarësimit do të ishte një nxitje dhe do të zhvillonte më tej reformat, duke ofruar një perspektivë të besueshme dhe të prekshme të BE-së. Suksesi i agjendës së reformave varet fuqishëm nga ekzistenca e një mjedisi politik demokratik ku mazhoranca dhe opozita duhet që të ushtrojnë plotësisht përgjegjësitë e tyre politike dhe të jenë në gjendje për të pranuar kompromise, çfarë do të rriste besimin e qytetarëve tek institucionet publike”, theksohet në projekt rezolutën e Knut Fleckenstein. Sundimi i ligjit dhe reforma e gjyqësorit mbeten të rëndësishme, vijon dokumenti. 
Projekt rezoluta shpreh keqardhjen për mangësi të vazhdueshme në funksionimin e sistemit gjyqësor, të tilla si politizimi, llogaridhënia e kufizuar dhe niveli i lartë i korrupsionit. Lufta kundër krimit të organizuar mbetet një sfidë e madhe theksohet më tej, ndërsa vlerësohen masat e marra të sigurisë për trajtimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, kundër terrorizmit e radikalizimit. Gjithashtu duke iu referuar marrveshjes poltike të 24 dhjetorit, Felckenstain, bën thirrje për zbatimin e saj në mënyrë të dhur e konstruktive, kryesisht në adresimin e çështjeve të njerëzve me të dhënat kriminale që konkurojnë për poste publike.
Projekt rezoluta përshëndet rolin ndikues të Shqipërisë në rajon, veçanërisht për Kosovën e Maqedoninë, por Tirana “ftohet të marrë pjesë në mënyrë aktive për të zbatuar strategjinë adriatiko-joniane të BE-së. 
Fleckestain: Hapja e negociatave, sfidë që shqiptarët mund ta kalojnë
Kemi patur 192 amandamente në fillim dhe kujtoj dhe takimin e stabilizimit shqipëri be ku kemi përmbledhur 16 amendamente ku pjesa më e madhe theksohen në reformat në drejtësi kriminalitet. Dhe po vijon puna në mënyrë që të nisin hapjen e negociatave. Falenderoj deputetët se kemi mundur të nxjerrim disa amendamente të rëndësishme që nuk i shte e lehtë sidomos për ata që donin ta hiqnin. Suksesi i reformave do të varet nga ndryshimet pozitive. Sepse testi i vërtetë i reformave është ajo se çfarë mendojnë vetë qytetarët. Hapjen e negociatave e shoh si një sfidë që mund të kapërcehet nga shqiptarët
Kukan: Lufta kundër krimit e korrupsionit primare
Mbështes vijën e përgjithshme të raportuesve dhe 16 amandamentet për të cilat kemi rënë dakord. Është e nevojshme për një qasje konstruktive për Shqipërinë. Dua të dërgoj një mesazh: Konfrontimi politik është pengesa kryesore e Shqipërisë për integrimin. Duket sikur shohim të njëjtën çështje. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë sërish prika kryesore. Shqipëriua kak probleme me Drejtësinë. Reforma administrative dhe Territoriale në Shqipëri janë kontestuar, por shpresoj që ta ndihmojnë vendin. Së fundmi do të doja të theksoja pikën 14 të amendamenteve: Duhet shtuar liria e medias.
McCalister: Rama të tërhiqet nga ideja e “Shqipqrisë së Madhe”
Rama e ka bërë të qartë se është tërhequr nga ideja e Shqipërisë së Madhe, por së fundmi ka bërë disa komente jo shumë produktive, do doja që të distancohet edhe nga këto komente.
Fajon: Deklarata e Ramës për “Shqipërinë e Madhe” jo e mirëpritur
“Shpresoj që të hapën sa më shpejt negociatat. Deklarata e Ramës për Kosovën nuk janë ngushëlluese. Deklaratat për Shqipërinë e Madhe nuk priten shumë mirë në BE. Dëshiroj që kjo të futet në amendamente. Të bëhet e qartë nevoja për një fqinjësi sa më të mirë.”- tha Eurodeputetja tanoj Fajon. 
Jakoviciç: Opozita u përpoq të bllokonte procesin, duhet bashkepunim
Opozita me qëndrimin e saj duket sikur Shqipëria nuk do progresin evropian. U përpoq të bllokonte negociatat. 
Na duhet të tregojmë se nuk biem dakord me sjelljet e disa prej kolegëve tanë. Duhet të bëjmë gjithçka të mundur që Ballkani të integrohet. Nuk është e pazakontë që palët të kenë qëndrime të ndryshme.
Maragos: Ka një rrezik sa i përket konfrontimit politik
E falenderoj Fleckenstein për raportin. Është një rezolutë mjaft e balancuar, në përputhje me rekomandimet e KE. Dua t’iu informoj për dialogun e nivelit të lartë që u zhvillua në fund të muajit mars, sa i takon përmbushjes së prioriteteve kryesore. Komisioneri Johannes Hahn është shprehur i kënaqur për progresin. Duhet bërë më shumë sa i takon reformës në gjyqësor, zhvillimit ekonomik, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është esenciale që të avancohet me pavarësinë e administratës publike. E rëndësishme është dialogu politik. Ka një rrezik sa i përket konfrontimit politik, megjithatë komisioneri Hahn ka mirëpritur ngritjen e Këshillit Kombëtar për Integrimitn i cili drejtohet nga opozita. Mazhoranca dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët për dialogun në Parlament. Duhet të ecet përpara me rezolutën e dhjetorit për dekriminalizmin. Reformat ekonomike nuk duhet të jenë të izoluara. 
Fleckenstein: Qeveria ka marrë masa specifike
Do doja të diskutoja dhe për disa pika. Kam kryer dy vizita në Shqipëri. Edhe unë e Eduard Kukan kemi ndërmjetësuar me partitë. Ne e dimë që lufta kundër krmit të organizuar duhet të forcohet, por ajo që kemi parë nuk ishte një njoftim nga qeveria por masa specifike. Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stabilitetin në rajon, mund të ketë pasur dhe komente jo shumë të drejta në këtë aspect. Do t’i bëja thirrje shqiptarëve që kjo nuk ndihmon, ata duhet të bashkojnë njerëzit dhe të kemi një dialog konstruktiv. Shqipëria është në rrugën e duhur dhe ndaj ka nevojë për mbështetjen tonë.  
Sigal