Miratohet në Parlament programi i qeverisë “Rama 2”

71
Pas një ditë dhe nate të gjatë maratonë diskutimesh më në fund rreth orës 07:00 të mëngjesit të së mërkurës Kuvendi miratoi kabinetin e qeverisë Rama 2 dhe programin e saj politik.
78 vota pro dhe 51 kundër ishte rezultati i votimit. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci paralajmëroi se në orën 18:00 të së mërkurës do të mblidhen në selinë e Kuvendit për të përcaktuar datën e ardhshme të seancës parlamentare.