Miratohet në parim drafti i reformës në drejtësi

439
Drafti i Reformës në Drejtësi është miratuar sot në parim nga përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së, njëherazi Nënkryetar i Komisionit për Reformën në Drejtësi, tha se opozita votoi në parim Draftin, ndërsa duke filluar që nga dita e nesërme, do të dikutohen amendamentet nen për nen.
“Opozita në këtë komision votoi pro fillimi të diskutimit të amendamenteve nen për nen, proces që do nisë nesër dhe do vijojë në ditët e ardhshme.” tha Halimi.Ky i fundit theksoi se vota pro në parim nga ana e opozitës nuk nënkupton votë pro edhe për nenet që kanë të bëjnë me çështjet politike që nuk janë marrë ende në trajtim. “Vota jonë pro fillimit të procesit të amendameteve nuk duhet të intepretohet si një votë pro çështjeve politike të cilët ekspertët nuk i kanë marrë në trajtim. Ne përsërisim thirrjen tonë drejtuar maxhorancës që çështjet politike të fillojnë të negociohen sa më parë” u shpreh deputeti demokrat. Halimi tha se bëhet fjalë për institucionet e reja kushtetuese, emërimet e tyre dhe ndërprerjen e mandateve kushtetuese, që sipas tij janë çështje që i adresohen politikës.
Sigal