Miratohet ligji për pakicat kombëtare. LSI dhe Dule kundër

399
Projektligji i shumëdebatuar për pakicat kombëtare është miratuar në parim me 117 vota pro.

Ligji në fjalë ka qenë objekt diskutimesh në parlament.

Gjatë fjalës në foltore, Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e quajti projektligjin si nje provokim të rëndë. “Në emër të diskriminimit pozitiv, ligji afron koncepte që nuk pajtohen me konventën kuadër. Deformimet janë aq të mëdha sa të shtyjnë që të dyshosh se nuk jemi para një dokumenti juridik, por një dokumenti politik që të bën të mendosh se jemi para ish-Jugosllavisë së djeshme”- tha ai. 

Ndërkohë amendamentet e Vangjel Dules nuk janë miratuar.

Drafti parashikon njohjen e pakicës bullgare si minoritet, të cilët do kenë të njëjtat të drejta si 8 pakicat e tjera kombëtare si ajo greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe. Kundër këtij ligji ka votuar kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili qëndrimin e tij e shprehu edhe kundër seancës plenare kur deklaroi se ligji nuk përmbush kërkesat e BE për integrimin.

Pas debatit në kuvend për ligjin e pakicave, ka reaguar Luan Rama. Në një status në Facebook, deputeti i LSI-së i është drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, duke i kërkuar të mos miratohet ky ligj. Sipas Ramës ky ligj bie ndesh me interesat kombëtare të Shqipërisë.
Sigal