Miratohet Buxheti 2017, rrëzohet kërkesa e LSI-së për laboratorët spitalorë

191

Parlamenti ka miratuar Buxhetin 2017 me 80 vota pro. Po kështu,
është rrëzuar edhe kërkesa e LSI-së për pezullimin e financimit të
partneritetit publik-privat për laboratorët spitalorë.
Gjithashtu, u miratua ligji i
ri për akcizat, ku përfshihet edhe akciza e gazit. Në fillim LSI ishte kundër
akcizës për gazin, por më pas ra dakord me mazhorancën për uljen e propozimit
fillestar.