Miratohen parkingjet me pagesë në Tiranë, për rezidentët do jetë falas

426
Këshilli bashkiak pas disa orë debatesh ka miratuar me votat e mazhorancës projektin për parkingjet me pagesë në Tiranë. Këshilltarët e LSI kërkuan që për rezidentët parkimi të jetë falas. Opozita deklaroi se ky është një projekt arbitrar që zhvat qytetarët e Tiranës. Sipas tyre nuk ka studime për këtë projekt dhe është e paqartë nëse do të mbeten parkime publike apo me kalimin e koëhs mund ti kalojnë një konçensionari.

Debatet kaluan deri në fyerje personale mes këshilltarëve të majtë dhe atyre të opozitës, gjë që detyroi kreun e Këshilit bashkiak të hidhte me shpejtësi në votim projekt-vendimet e parashikuara për mbledhjen e sotme. Këshilli miratoi indeksinimin e pagave për punonjësit e Bashkisë dhe të atyre në varësi të këtij institucioni, si dhe projetkvendimin që shkrin policinë e ish-Komunave me atë Bashkiake. Nisja e mbledhjes u bllokua përreth dy orë, sepse pati debate brenda së majtës për projektin për parkimet në Tiranë.
Sigal