Miratimi i reformës, Donald Lu: Konsensus nën trysni të madhe

487
Menjëherë pas miratimit të reformë, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu lëshoi një deklaratë. “Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete reforme të fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, i cila tani është shumë më e fortë”, thuhet në deklaratën e tij.
Sigal