Miratimi i programit buxhetor, debate në Këshillin Bashkiak

497
Ka ngjallur debate në Këshillin Bashkiak miratimi i programit buxhetor afatmesëm 2017-2019, ku parashikohej investimi në shkolla dhe institute të tjera, si dhe shtimi i 20 punëtorëve sezonalë në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.
“Tiranës i është rritur sipërfaqja, ndaj kërkohet dhe shtimi numrit të punëtorëve të gjelbërimit”, deklaroi kryetari Erion Veliaj. 
Këshilltarët e djathtë e kanë konsideruar si një vendim për të rritur numrin e votave. “Bëhet në prag të zgjedhjeve për të rritur numrin e votave”, reagoi Mateo Spaho, këshilltar i PD. 
“Për shkak të sezonit të verës kërkohet vaditje në lulishte që janë shtuar”, sqaroi nënkryetari i bashkisë, Arbian Mazniku. 
“Ne nuk kemi refuzuar asgjë kur bëhet fjalë për interes publik”, tha më tej këshilltari demokrat, Leonard Olli. 
Mbledhja e Këshillit Bashkiak do të vijojë ditën e martë me 9 projektvendime të tjera.
Sigal