Miratimi i Marrëveshjes së Prespës, Presidenti Meta: Arritje historike

396
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së Prespës për çështjen e emrit të Maqedonisë nga parlamenti grek.

Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se miratimi i marrëveshjes së Prespës është një arritje historike dhe nje lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut.

“Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë! Përgëzime për këtë arritje historike!????????”- ka shkruar presidenti Ilir Meta në Facebook.