Ministrja Sonila Qato dhe kryebashkiaku Vangjush Dako zhvilluan një takim me sipërmarrësit e Durrësit

813
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato, Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe Deputeti i Durrësit, Fidel Ylli zhvilluan një takim me sipërmarrësit kryesorë të qytetit të Durrësit, me qëllim dëgjesën e problematikave kryesore për t’i adresuar më pas në institucionet përkatëse. 
Në vijim të problematikave të raportuara nga biznesi, Ministrja theksoi se “Durrësi është një pikë nevralgjike e Shqipërisë, si për tregtinë, duke qenë zonë portuale dhe shumë afër aeroportit, si dhe sa i takon aspektit turistik, jo vetëm veror por dhe kulturor, duke njohur kështu dhe vlerat historike të këtij qyteti antik.”
Ndërkohë që kryebashkiaku Dako, gjeti rastin për të riktheksuar se “pushteti vendor dhe ai qendror janë një marrëdhënie të shkëlqyer partneriteti dhe se së bashku do të bëjnë të mundur që zëri i qytetarit dhe sipërmarrësit të dëgjohet dhe si rrjedhojë të ndikojë në politikbërje.” 
Së fundmi, ministrja Qato theksoi se prioriteti i Qeverisë në këtë mandat është nxitja e punësimit, ndaj Qeveria dhe si rrjedhojë cdo institucion i saj, është tërësisht e mobilizuar për të lehtësuar bizneesin në cdo hallkë që do t’i mundësojë të rritet dhe të krijojë vende të reja pune. 
Po kështu Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato, e shoqëruar nga drejtoresha e drejtorisë rajonale së tatimeve, inspektoi zyrat e Drejtorisë së Tatimeve, ku dhe u njoh me reformen e ndërmarrë në katër vitet e fundit nga ana e Institucionit tatimor. Ministrja u kujdes për të ritheksuar se qasja e inspektorëve ndaj bizneseve nuk duhet të jetë ndëshkuese por informuese dhe korrigjuese.
Sigal