Ministrja Nikolla rikthen Xhelalin në Universitet

1238
Gazeta “Telegraf”, po vijon publikimin e skandaleve të Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, duke sjell fakte nga vendimet që mbajnë vulën dhe firmën e saj, por që nuk kanë asnjë lidhje me zbatimin e ligjit dhe detyrës si ministre. Skandali që po publikojmë sot, ka lidhje me titullin “Doktor i Shkencave në Ekonomi dhe Agro-Biznes, Dega Financë-Kontabilitet”, të kreut të bashkisë Kamzë Xhelal Mziu, titull të cilin ministrja Nikolla ia ka rikthyer përsëri, duke e lënë në fuqi të plotë, ndërkohë që vetë ish-ministri i PD, doktor Myqerem Tafaj ia hoqi, pas publikimit të faktit, që Xhelal Mziu e kishte vjedhur prej një profesori italian, punimin shkencor të doktoraturës dhe e kishte paraqitur si punim të vetin. Këtë titull, kryebashkiaku “Doktor shkencash”, vazhdon ta mbajë zyrtarisht, ministrja Nikolla ka zhdukur vendimin e ish-ministrit Tafaj, që ia ka hequr Mziut këtë titull. Deri në gusht të vitit 2014, kryebashkiaku Xhelala Mziu, ka qenë me titull të hequr, ndërsa pas kësaj date e deri sot, ai e ka titullin “Doktor Shkencash”, mbasi ministrja Nikolla ka anuluar vendimin e ish-ministrit Tafaj. Krybashkiaku i Kamzës Mziu, me letrat që gjenden në Këshillin e verfikimit dhe Vlerësimit të titujve shekncor të Ministrisë së Arsimit, rezulton në listën e “doktorëve të shkencave”” dhe të profesorëve të Arsimit të Lartë. 
Aktualisht, prej heshtjes dhe zhdukjes së vendimit “Tafaj” nga ministrja Nikolla, Mziu vazhdon të mbajë titullin “Doktor i Shkencave në Ekonomi dhe Agro-Biznes, Dega Financë-Kontabilitet”, vlerësuar “shkëlqyer” nga Rektorati i Universitetit të Kamzës, për punim shkencor të “shkëlqyer”, por të vjedhur të markës “made in Italia”. Madje, ministrja Nikolla edhe pse ka një kërkesë të ministrit tafaja për heqjen e këtij tiulli, nuk ka kërkuar largimin e Mziut, as nga detyra si pedagog në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Sipas informacionit, tashmë të konfirmuar, “profesor” Xhelal Mziu punon pedagog në degën “Agrobiznes” për lëndët Ekonomi-Financë-Biznes të këtij universiteti prej afro 4 vitesh, ku jep lëndët “Analizë Investimesh” dhe “Administrim Publik”. Gradën “Doktor Shkencash”, Xhelal Mziu e ka marrë në datën 22 korrik 2013, me Vendimin Nr.176 të Universitetit Bujqësor të Kamzës. Ky titull i ëhstë përcjell Ministrisë së Arsimit për Këshillin Shkencor të Verifikimit, miratimit dhe njohjes së gradave shkencore që fitojnë pedagogët e universiteteve. 
———————————————————————–
Vendimi që bëri Xhelalin “doktor”
“Juria e ngritur pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në përputhje me legjislacioni në fuqi, shqyrtoi disertacionin me temë: “Vlerësimi i leverdishmërisë ekonomike financiare për realizimin dhe administrimin e investimeve publike, studim rasti”, në kërkim të gradës shkencore “Doktor”, dhe me vendimin nr.176, dt. 22/07/2013, e vlerësoi atë “Shumë mirë” duke i dhënë Xhelal Mziut gradën shkencore “Doktor” në fushën: Ekonomi dhe Agrobiznes, profili: Financë-Kontabilitet”.
Xhelali në “Facebook”: U bëra “Doktor”! 
Ja njoftimi dhe gëzimi i publikuar në profilin e “doktor” Mziut me rastin e marrjes së titullit shkencor: “Mes shumë kualifikimesh, titujsh e nderimesh brenda dhe jashtë Shqipërisë, kryetarit të Bashkisë Kamëz, zotit Xhelal Mziu, i shtohet edhe një titull mjaft i rëndësishëm shkencor, pikërisht grada “Doktor”. Kjo gradë e lartë shkencore, i është dhënë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës për disertacionin me temë “Vlerësimi i leverdishmërisë ekonomike financiare për realizimin dhe administrimin e investimeve publike, studim rasti”, në fushën Ekonomi dhe Agrobiznes, profili Financë-Kontabilitet”.
Sigal