Ministrja Kumbaro nuk paraqitet në komision, Vokshi: Zbatoi urdhrin e Ramës

546
Në orën 11, në komisionin për “Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik” ishte planifikuar seancë dëgjimore me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, në lidhje me dëmtimet e disa monumenteve të kulturës për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, si dhe zhvendosjen e artistëve të skenës dhe Teatrit Kombëtar te Teatri “Turbina”. Por, ministrja nuk është paraqitur në komision. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se Kumbaro ka marrë urdhër nga kryeministri të mos paraqitet. Ndërsa deputeti demokrat Aldo Bumçi, u shpreh se Kumbaro duhet të ishte në komision dhe kërkojë që ministrja të japë llogari lidhur me mosparaqitjen e saj.
Sigal