Ministrja Kodheli, kërcimtare e klubeve të natës në Greqi

618
Sigal

Grekët nxijnë në mënyrë të turpshme figurën e ministres së Mbrojtjes Shqiptare Mimi Kodheli, në kuadrin e diversionit dhe denigrimit që u bëhet femrave shqiptare

Skandal/ Shtypi grek dhe pikërisht një nga web e dorës së tretë 


http://www.makeleio.gr/η-στριπντιτζου-αλβανιδα-καλλονη-χορε/ ka fyer dhe rënduar personalitetin dhe integritetin e ministres shqiptare , njëkohësisht një prind, motër, nënë e nderuar dhe ministër e Mbrojtjes e një vendi anëtar i NATO-s. Kjo fyerje është në vazhdën e sulmeve që disa media dhe analistë grekë prej kohësh kanë filluar ndaj vendit tonë, bizneseve shqiptare, ministrave tanë, madje edhe ndaj Kryeministrit Rama. Është koha që t’u jepet fund këtyre lajmeve dhe se nga ana e përfaqësuesve shqiptarë dhe konkretisht Ministria Kodheli të mbahet qëndrim, në lidhje me të vërtetën e kësaj akuze që bënë sajti elektronik i gazetës Makelio të Greqisë. Telegraf po boton të përkthyer dhe pa shkurtime shkrimin e botuar dje nga shtypi grek I cili na indinjon jo vetëm ne shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe fyen rëndë dinjitetin e emigrantëve që punojnë e jetojnë në shtetin Helen. Ministria Kodheli duhet të kërkojë hetimin e këtij materiali të botuar për të zbardhur të vërtetën e këtij denoncimi publik të bërë nga sajti elektronik i gazetës Makelio të Greqisë. Ja shkrimi:

 

Titulli:

“ Shqiptarja stripiza – modele! 

Kërcimtarja në klubet e natës në bulevardin Sigru ishte dikur, ministrja e sotme e Mbrojtjes e Shqipërisë. I vinin 500-shja (kartmonedhë dhrahmi me shumë vlerë në 1991) në të mbathura, në orën që kërcente mbi pistën metalike

 

Zonja Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, është një rast shumë interesant i femrës, e cila ka kaluar momente të vështira në jetën e saj, por që ia arriti që të ngjitet shumë lart (në karrierë). Në atë që të gjithë bien dakord, është se bëhet fjalë për një zonjë shumë simpatike. Kjo zonjë, përpara 25 vjetëve, ndoshta dhe më shumë, ishte një modele kërcimtare, në klube nate të bulevardit Sigru të Athinës, sikurse na kujton bashkëpunëtori Kristos Kapuçis. Vendi i saj (atëherë) ishte zhytur në kaos. Erdhi në Greqi, nga e cila ne jemi të sigurt, që, për sa i përket veprimtarisë së saj profesionale, të paktën, nuk duhet që të ketë lënë kujtimet më të mira…Veçse, shpejt zonja Kodheli iku për studime në Amerikë, ku edhe shkëlqeu dhe mori edhe një doktoratë për studime në marrëdhëniet ndërkombëtare. Më vonë, u përfshi në politikë dhe sot është ministre e Mbrojtjes. Mund të prisnim nga një person, sikurse zonja Kodeli, të kishte një qasje tjetër në temat që kanë lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-greke. Detyra e saj, si ministre e Mbrojtjes, ia kushtëzon këtë. Nuk mund të ndjekë (dhe miratojë) politikën revanshiste të Ramës, kaq lehtësisht. Dhe, natyrisht, nuk mund që të mbështetë publikisht nazistë të kamufluar nën tabelën ….Çamërit! Zonja Kodheli, një grua e arsimuar, duhet të dijë shumë mirë, se çfarë kryen ata kundër Greqisë në kohën e pushtimit nazist. Duhej, që të gjithë të kishin vdekur në …burg. Përkundrazi, veçse kanë edhe paturpësi të paskrupullt, që të pretendojnë edhe tokë greke. Zonja Kodheli, gjithashtu, e di shumë më mirë se kushdo, që vendi i saj nuk mund të përbëjë kërcënim ushtarak ndaj askujt në Rajon. Mirë do të jetë, që të këshillojë kryeministrin e saj, që nuk mjaftojnë përkëdheljet “perëndimore” dhe ndihma ushtarake, që të zotërojë ushtri të besueshme. Prandaj, edhe debati publik i udhëheqjes shqiptare, do të ishte më mirë, që të bëhej shumë më i butë. Edhe sikur, kjo të mërziste pronarin tjetër të Tiranës, Tahip Erdogan. Veçse, zonja Kodheli duhet të kujtohet, që atëherë, kur Shqipëria ishte një vrimë e zezë në hartë, nuk kishte asnjë ndihmë turke, që ta ndihmonte. Ishte Greqia, ajo që ngriti peshën më të madhe dhe pagoi një kosto të madhe të rrënimit të vendit të saj. Ishte Greqia, ajo që mirëpriti qindra mijëra shqiptarë, duke u dhënë shpresën e së ardhmes. Midis tyre, ishte edhe vetë zonja Kodheli…”

Përktheu nga sajti elektronik i gazetës Makelio, Jakup B. GJOÇA ( gazetar politik në Athinë )