Ministrja Gjosha: Zbatimi sa më i shpejtë i ligjit të Vettingut mbetet kushti për çeljen e negociatave

512
Sigal

Pas takimit me
Kancelaren Merkel. Ministrja Gjosha: Gjermania mbështetje të qartë për procesin
e integrimit të Shqipërisë

 

Ministrja e
Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, mbajti sot një konferencë për shtyp,
një ditë pas vizitës në Gjermani. Ministrja Gjosha ishte pjesë e delegacionit të
kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili u
prit nga Kancelarja e Gjermanisë znj. Angela Merkel. 

Ministrja Gjosha,
u shpreh se gjatë takimit me Kancelaren Merkel, 
u konstatua  edhe njëherë mbështetja
e qartë e Kancelares, për procesin e integrimit të Shqipërisë. 

“Gjithçka tanimë,  varet nga ecuria e ligjit të Vettingut. Sa më
shpejt të zhbllokohet ky ligj dhe të nisë zbatimi i tij, aq më parë Shqipëria
mund të çelë zyrtarisht negociatat për anëtarësim”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja Gjosha,
u shpreh optimiste se në dhjetor zhvillimet do të jenë pozitive.

“Dje kemi bërë
një hap, ndoshta më të rëndësishëm drejt vendimit të mesit të dhjetorit, ku do
të njihemi me qëndrimin final  të vendeve
anëtare, lidhur me  rekomandimin pozitiv
të Komisionit Europian për çeljen e negociatave”,tha Ministrja Gjosha.

 

 

Deklarata e plotë
e Ministres Gjosha:

 

Së pari, do të
doja t’ju uroja gjithë shqiptarëve 
gëzuar festat  e pavarësisë dhe të
çlirimit.

E thirrëm sot këtë
konferencë për shtyp, pas një vizite tejet pozitive që u zhvillua dje në
Gjermani, ku fokusi kryesor ishte ecuria e procesit të integrimit të Shqipërisë
në Bashkimin Europian.

Nuk mundem
natyrisht,  të jap detaje nga
bashkëbisedimi prej afro një ore pas konferencës së  së shtypit, mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares
Merkel, ku kam qenë e pranishme së bashku me kolegun Bushati.

Por, mund t’ju
siguroj, se kemi mundur të konstatojmë edhe njëherë mbështetjen e qartë të
Kancelares, në këtë proces sa historik aq edhe delikat për shqiptarët.

Vlerësimi që  zonja Merkel i bëri reformave të ndërmarra
nga qeveria si dhe rezultateve të publikuara nga Komisioni  Europian, ishte vërtet pozitiv. 

Po kështu,
pozitiv ishte fakti i të qenurit   në një mendje, 
për të pasur një proces të qëndrueshëm të parashikueshëm, pra pa
surpriza, duke u fokusuar tek fillimi i zbatimit të ligjit të  Vettingut dhe 5 prioritetet, për t’i
mundësuar kështu  Komisionit një raport të
ndërmjetëm në funksion të vendimit nga vendet anëtare,  për datën e hapjes së negociatave.

 

Kjo do të thotë
që gjithçka tanimë,  varet nga ecuria e
ligjit të Vettingut. Sa më shpejt të zhbllokohet ky ligj dhe të nisë zbatimi i
tij, aq më parë Shqipëria mund të çelë zyrtarisht negociatat për anëtarësim.

Natyrisht, ky është
një proces i brishtë, për vetë faktin se gjykimi i çdo vendi anëtar varet  edhe nga konjuktura e politikës së brendshme
në secilin prej vendeve , por nga ana tjetër pesha e Gjermanisë në këtë proces,
dihet që nuk është e vogël.

Ndaj ne kemi një
optimizëm të arsyeshëm që gjërat do të zhvillohen pozitivisht.

Si Ministre e
Integrimit, do doja edhe njëherë të sjell në vëmendjen e opinionit publik, se
procesi i integrimit i përket të gjithë shqiptarëve.

Do doja
gjithashtu t’i bëja thirrje klasës politike dhe gjithë institucioneve, të
tregojnë maturinë,  gatishmërinë
maksimale dhe angazhimin më të devotshëm për të bërë çfarë është e mundur që të
përshpejtohet ky proces.

Integrimi i
Shqipërisë është një rrugë pa kthim pas, qëndron  mbi axhendat partiake, ndaj duhet të jemi të
gjithë bashkë për t’i pasur sa  më të
lehta sfidat që na presin.