Ministrja Gjosha: Perspektiva e zgjerimit, përmes procesit të Berlinit i shërben jo vetëm rajonit, por gjithë Europës

496
Sigal

Gazeta Telegraf/

Ministrja e
Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha merr pjesë në konferencën “Shqipëria në
procesin e Berlinit”.

Ministrja Gjosha: Të gjithë bashkë të
garantojmë vijmësinë e procesit, si forcë transformuese për vendet tona

Ministrja Gjosha: Reforma në drejtësi
thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë.
 Kemi kërkuar rekomandimin pozitiv

Ministrja e
Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, mori sot pjesë,
 në konferencën “Shqipëria në procesin e
Berlinit”, e organizuar
  në kuadër të
Tetorit gjerman.

Ministrja
Gjosha, u shpreh në fjalën e saj se Procesi i Berlinit i lancuar nga kancelarja
Merkel në vitin 2014, erdhi pikërisht si përpjekje për t’i dhënë një shtysë të
re integrimit në BE, për të gjithë vendet e rajonit.
 Qëllimi i tij, është transformimi i rajonit
tonë në një rajon të vërtetë në aspektin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë.

“Sot pas dy
vitesh, besoj jemi të gjithë në një mendje se nuk mund të kishte gjetje më të
mirë për të afruar vendet tona, për të krijuar lidhje të ngushta mes tyre, duke
ofruar mbështetje politike dhe financiare mbi mjaft projekte ndërlidhëse në
fushën e infrastrukturës, energjisë, tregtisë, punësimit dhe rinisë”,tha
Ministrja Gjosha.

Ministrja,
nënvizoi se për shkak të rolit të Shqipërisë si shtyllë stabiliteti në rajon,
angazhimi është maksimal për të hequr e çdo barriere duke mundësuar ,
 një bashkëpunimin efikas rajonal si dhe afrim
të plotë me BE-në.

“Sigurisht,
që është prezent shqetësimi i gjithë rajonit
pas daljes se Britanisë nga
BE, se zgjerimi mund të konceptohet si një çështje dytësore, apo se rajoni ynë
mund të lihet i veçuar, apo se referendume të tjera do të kufizonin edhe më
shumë kapacitetin e BE-së”, u shpreh Ministrja.

Në këtë kontekst, Ministrja Gjosha, duke vlerësuar mbështetjen reale që po i jepet vendeve të
rajonit, për një integrim më të shpejtë, shprehu besimin   se
perspektiva e zgjerimit, përmes procesit të Berlinit është një përgjigje e
qartë që i shërben jo vetëm Ballkanit Perëndimor, por gjithë Europës.

Duke u
ndalur tek reforma në drejtësi, Ministrja Gjosha tha se Shqipëria tashmë ka
finalizuar reformën e saj më historike.

“Rëndësia e
saj për shkak të ndikimit mbi sundimin e ligjit, në ekonomi, luftën kundër
korrupsionit dhe krimit të organizuar është thelbësore për të ardhmen e vendit
tonë. Është kushti kryesor edhe për prioritetin më madhor që ne kemi: procesin
e integrimit”, tha Ministrja.

Ministrja
Gjosha u shpreh se Shqipëria ka
 kërkuar
marrjen e një rekomandimi pozitiv si
  një
premtim që duhet mbajtur nga Komisioni Europian për shqiptarët.

“Ne besojmë se ky reflektim në raportin e radhës, do të jetë një  tjetër shtysë për zbatimin e të gjitha
reformave që i shërbejnë të ardhmes sonë europiane.
Gjithçka e iniciuar në
Berlin
është vendimtare për Shqipërinë e gjithë  rajonin tonë pikërisht për shkak të këtyre
proceseve shtet-ndërtuese”,tha Ministrja Gjosha.

Ministrja
shtoi se  projektet infrastrukturore

përbashkëta , të nisura në Berlin e Vjenë, 
të konkretizuara në Samitin e Parisit, kanë impakt të drejtpërdrejtë në
jetën e qytetarëve dhe transformimin e rajonit.

“Shqipëria, ka qenë
pararendëse në këtë proces, duke përfituar jo vetëm miratimin dhe financimin e
projekteve infrastrukturore por edhe nëpërmjet dy nismave më të fundit rajonale
të cilat do të kenë selinë e tyre në Tiranë. Bëhet fjalë për
  Fondin e Ballkanit Perëndimor dhe Zyrën
Rajonale për Bashkëpunim Rinor”,tha Ministrja.

Ministrja u shpreh se Samiti
i fundit në Paris, tregoi se është në dorën tonë të krijojmë rrethanat dhe
instrumentet e suksesit
 në rajon.

“Unë besoj se vijimësia e
procesit të Berlinit, si një forcë transformuese do të jetë e garantuar. Ne të
gjithë bashkë do ta bëjmë të mundur këtë për ti dhënë projektit europian më
shumë besim si dhe vendeve tona më shumë zhvillim”,tha Ministrja Gjosha.