Ministrja Gjosha mbledh Komitetin e Koordinimit Ndërinstitucional për Integrimin Europian

415
Sigal

Gazeta Telegraf/  Ministrja e Integrimit Europian,
znj. Klajda Gjosha mbledh Komitetin e Koordinimit Ndërinstitucional për
Integrimin Europian.

Ministrja Gjosha: Jemi në prag
të raportit të Komisionit Europian, puna për Planin Kombëtar të Integrimit
duhet
  të përputhet me rekomandimet

Ministrja Gjosha: Evidentoni ekspertët më të mirë, roli i tyre me
hapjen e negociatave do të jetë thelbësor

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha thirri sot në
një takim Komitetin e Koordinimit Ndërinstitucional për Integrimin Europian. Në
fokus të këtij takimi ishte Monitorimi i Planit Kombëtar për Integrimin
Europian, përditësimi i tij  dhe angazhimi maksimal që kërkohet nga
ministritë dhe institucionet e tjera për të finalizuar punën e akteve
nënligjore që janë në proces përgatitje.

“Jemi në prag të raportit të Komisionit Europian për vendin dhe ky
raport fokusohet përveç 5 prioriteteve edhe në kapitujt për secilin sektor.
Është shumë e rëndësishme që  puna për hartimin e Planit Kombëtar të
Integrimit Europian, të përputhet me raportin ardhshëm të Komisionit Europian”,
tha Ministrja Gjosha.

 Ministrja kërkoi bashkëpunimin e ministrive të
linjës për të punuar ngushtë për përkthimin e rekomandimeve të Komisionit
Europian, në mënyrë që të lehtësohet ky proces.
Ministrja u shpreh se MIE, është e gatshme të ofrojë të
gjithë ndihmën e saj për përshpejtimin e procesit të hartimit të akteve të
mbetura.
 “Ky plan duhet të përputhet
edhe me Planet Operacionale të ministrive tuaja si dhe me Programin Analitik të
projekt-akteve të Këshillit të Ministrave”, tha Ministrja Gjosha.
Ministrja
Gjosha, kërkoi përveç kapaciteteve njerëzore në Drejtoritë e Integrimit, të
evidentohen ekspertët më të mirë në fushat përkatëse, që do të jenë në vijim
pjesë e grupeve negociuese.“Na duhen këta ekspertë për t’i trajnuar akoma dhe
më shumë. Duhet 
 të kenë aftësi të mira negociuese, të njohin
mirë procesin, pasi roli i tyre me hapjen e negociatave do të jetë tejet i
rëndësishëm”, tha Ministrja Gjosha.