Ministrja Gjosha: Integrimi varet nga zhbllokimi i Vettingut, Merkel na mbështet

473
Sigal

Ministrja
e Integrimit, Klajda Gjosha në një konferencë për mediat ditëm e sotme, u
shpreh se Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel mbështesin integrimin e vendit
tonë në BE dhe vlerëson reformat e ndërmarra nga qeveria për të realizuar 5
prioritetet për çeljen e negociatave.

Sipas Gjoshës, në këtë pikë ku ndodhet vendi, integrimi varet
nga zhbllokimi i ligjit të Vettingut, i cili siç dihet është çuar në Gjykatën
Kushtetuese nga Partia Demokratike, që e cilëson atë në kundërshtim me
Kushtetutën e vendit.

“Zgjedhjet e ardhshme janë kriter por jo kusht i vendosur
nga KE për çeljen e negociatave”, tha Gjosha, duke shtuar se qeveria është e
gatshme të dialogojë në çdo moment me opozitën për zhbllokimin e ligjit të
Vettingut.