Ministrja Gjosha: Dialogu politik thelbësor për të përshpejtuar procesin

404
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha mori sot pjesë në Takimin e 9-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Ministrja Gjosha ne fjalën e saj, bëri një përmbledhje të arritjeve për punën e bërë me 5 prioritetet dhe të gjitha reformat e ndërmarra për zhvillimin e vendit.
“Ne besojmë dhe kemi shprehur kërkesën tonë që me miratimin e reformës në drejtësi në Parlament në fillim të vitit 2016, të mundemi nëpërmjet një raporti të ndërmjetëm,të sigurojmë një rekomandim për hapjen e negociatave. Në këtë mënyrë ne do të mund të kemi një shtysë më e madhe në rrugës së Shqipërisë në BE, dhe të përshpejtojmë procesin”, tha Ministrja Gjosha në fjalën e saj. 
Sipas Ministres, pas miratimit të reformës në drejtësi në Parlament, është e rëndësishme që të vazhdohet zbatimi i saj nëpërmjet hapjes së negociatave për kapitujt 23 dhe 24. “Kjo do ta bënte procesin e monitorimit nga Komisioni Europian më efektiv, ndërsa në të njëjtën kohë, Shqipëria do të jetë në gjendje të ruajë ritmin e tanishëm në rrugën e saj të integrimit në BE, siç ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se reforma në drejtësi do të kërkojë kohë në zbatimin e saj dhe rezultatet nuk do të jenë të menjëhershme”,tha Ministrja Gjosha. 
Ministrja theksoi se përkundër punës së vazhdueshme dhe përpjekjeve për përmbushjen e të gjitha standardeve të kërkuara nga Bashkimi Europian, mbetet shumë punë për t’u bërë. 
“Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se ndryshimi nuk mund të vijë në një ditë, por vizioni ynë për integrimin e Shqipërisë në BE është shumë i qartë. Ne aspirojmë për zhvillim ekonomik dhe politik në vendin tonë. Ne duam të konsolidojmë demokracinë tonë dhe të ecim përpara me procesin. Për të arritur gjithë këtë, ne besojmë se gjithëpërfshirja dhe një dialog i shëndetshëm politik është thelbësor”,tha Ministrja Gjosha. 
Sigal