Ministrja e re e MEI, Balluku vazhdon rrokadën e drejtorëve

492
Sigal

Dje ministrja e re e MEI, Balluku ka shkarkuar Afrim Bakaj nga posti i drejtorit të Portit të Durrësit. Menjëherë pas shkarkimit të Afrim Bakajt nga posti i drejtorit të portit të Durrësit, është gjetur dhe zëvendësi i tij, ai do të jetë Agron Tare, i cili nuk është një emër i panjohur, pasi ai ka pasur së fundi detyrën e rëndësishme si konsull i Shqipërisë në Stamboll, dhe njëherësh është vëllai i Igli dhe Auron Tares. “Është e vërtetë që ka ardhur urdhri i shkarkimit nga posti i Drejtorit të Portit të Durrësit, ky vendim më është komunikuar sot dhe pritet të miratohet nga Këshilli Drejtues”, tha Bakaj. Ndërkohë Afrim Bakaj nuk do largohet përfundimisht nga ky institucion, por do të kalojë në postin e nëndrejtorit.