Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka/ 5 Majin, ditën e dëshmorëve e ngatërron me datën e Çlirimit dhe e përkujton si 70-vjetorin e saj, duke e nënkuptuar çlirimin e vendit në 1949-n. Ja postimi i plotë

421
Sigal

Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka nuk di se çfarë është 5 Maji. E quan Ditën e Çirimit!

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nuk di fare Historinë e Shqipërisë. E pranon vetë. Dje ministrja e Mbrojtjes Xhaçka ka postuar në rrjetin e vet social një njoftim, ku bën fjalë për 5 Majin, festën që do të organizohet nga Forcat e Armatosura dhe Bashkia e Tiranës dhe 5 Majin e  quan Ditën e Çlirimit të Atdheut. Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka ka harruar, apo nuk e di fare që Dita e Çlirimit të Shqipëisë është në 29 Nëntor. Mirëpo, ministrja e Mbrojtjes Xhaçka nuk di dhe as kurrë u çlirua Shqipëria, sepse në të njëjtin njoftim publik shkruan se në 5 Maj 2019 do të festojë 70 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. A mund t’i thotë ndonjë historian i Ministrisë së Mbrojtjes ministres Xhaçka se Shqipëria u çlirua në 29 Nëntor 1944 dhe sivjet është 75 vjetori dhe jo 70 vjetori, sikurse shkruan ministrja Xhaçka. Pastaj, historiani le t’i mësojë ministresXhaçka se Dita e Dëshmorëve është në 5 Maj dhe sivjet është 77 vjetori i Ditës së Dëshmorëve, nga 5 Maji i 1942, kur u vra Heroi i Popullit Qemal Stafa.