Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Klajda Gjosha niset sot për një vizitë zyrtare në Athinë

427
Sigal

Ministrja e Integrimit Evropian,  znj. Klajda Gjosha niset sot për një vizitë zyrtare në Athinë.   Gjatë kësaj vizite,   Ministrja Gjosha,   do të zhvillojë një takim me  z. Ioannis Tragakis,  Zv Kryetar i Parë i Parlamentit  dhe Kryetar i Komitetit Parlamentar për Çështjet  Evropiane.  Gjithashtu,  Ministrja e Integrimit Evropian,  do të pritet edhe nga   Zv. Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë,  z. Dimitris Kourkoulas.