Ministrja e Drejtësisë rrëzohet në Gjykatën Administrative. Shtohet fatura që paguhet nga shteti

570
Ministrja e Drejtësisë rrëzohet në Gjykatën Administrative për shkarkimin e punonjësve
Pesë ish-punonjës të Ministrisë të Drejtësisë, të shkarkuar nga detyra me urdhër të ministres së re Etilda Gjonaj kanë fituar betejën në Gjykatën Administrative. Gjykata ka vendosur shfuqizimin e aktit të lirimit nga detyra dhe detyrimin e Ministrisë së Drejtësisë të rikthejë në pozicionin e mëparshëm shefin e inspektoratit të profesioneve të lira, Arlind Arapin dhe katër zyrtarë të tjerë. Po ashtu Gjykata Administrative detyron ministren Gjonaj t’ju paguajë pagat deri në rikthimin e tyre në detyrë. Kështu, gjyqin e kanë fituar edhe ish-punonjësit Petrit Bakiu, Bledar Kabashi, Gerhard Xhafa dhe Valbona Kryemadhi. Pesë ish-punonjësit “u ngritën” të gjithë bashkë dhe depozituan në gjykatë një padi për ministren. Ata e cilësuan vendimin e Gjonajt të padrejtë dhe kërkuan shfuqizimin e urdhrit për largimet e tyre nga puna. Sipas ministres, nga kontrollet e kryera pas ankesave të qytetarëve, rezultoi se njerëzit e shkarkuar kishin kryer shkelje me ligjin dhe vonesa të tejskajshme në zgjidhjen e problemeve të popullatës. Por Gjykata Administrative vendosi dje të rrëzojë pretendimet e ministres, duke mbajtur anën e punonjësve të shkarkuar. Problemi është se gjykata administrative duhet të vendoste edhe cila palë duhet të paguajë dëmshpërblimet materiale të punonjësve të shkarkuar. Ministrja nga xhepi i saj, apo buxheti i shtetit?
Sigal