Ministrit të LSI-së i mbyllin faqen në “Facebook”, reagon menjëherë dhe akuzon “katjushkat”

555
Sigal

Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani i është bllokuar faqja në rrjetin social “Facebook”. Këtë fakt e bën të ditur vetë ai përmes një postimi në një tjetër rrjet social, “Twitter”, duke treguar edhe se cilët mund të jenë përgjegjësit për këtë.

Ministri i LSI-së thonë se e gjithë kjo është vepër e “kajtushkave të fjalës së lirë”, pra disa persona bashkë, të cilët sipas tij i kanë kërkuar “Facebook” t’i mbyllë atij profilin.

“’Katjushkat’ e fjalës së lirë i kanë shkruar Facebook për të më bllokuar komunikimin aty! O njerëz nuk i bllokohet fjala askujt sot!”, shkruan ministri Manjani.