Ministrit Damian Gjiknuri: Dy rrugë alternative për të shmangur pagesën Tiranë – Durrës. 23 miliardë lekë për infrastrukturën, në 2019-n

601
Sigal

Ministri Gjiknuri: Dy rrugët alternative për të shmangur pagesën Tiranë-Durrës

Dhënia me koncesion e autostradës Tiranë –Durrës do të shoqërohet dhe me ndërhyrjen në disa akse rrugore. Sipas Ministrit Damian Gjiknuri në to kalimi drejt bregdetit do të jetë pa tarifë. Damian Gjiknuri: “Njëra është rruga nga Tirana në drejtim Maminas, Shijak, pra ish-rruga e vjetër përfshi dhe rruga e shërbimit për biznesin dhe rruga tjetër që do të rikonstruktohet plotësisht do të jetë rruga Kombinat- Ndroq deri tek Plepat në Durrës. Do të thotë që do të kemi dy rrugë alternative që qytetarët mund t’i shfrytëzojnë.”. Po ashtu ministri deklaroi se prioritet do të ketë aeroporti i Vlorës dhe Sarandës. Damian Gjiknuri: Jemi në negociata për aeroportin e Vlorës. Nëse ne nuk i përfundojmë këto negociata në kohën e duhur, pra shumë shpejt, do të tentojmë çdo lloj mënyre, përfshirë edhe skemë me financim nga buxheti i shtetit për ta bërë të mundur këtë aeroport. Rreth 23 miliardë lekë janë investimet buxhetore në vitin 2019 për transportin rrugor, ndarë në investime dhe mirëmbajtje. Segmentet kryesore që do të financohen me paratë e buxhetit janë; bypass-et e Fierit dhe Vlorës dhe rruga Kardhiq-Delvinë. Por, sipas ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri buxheti i vitit 2019 realizon mbështetjen e nevojshme për kontratat e Partneritetit Publik Privat, për Rrugën e Arbrit, akset Thumanë-Kashar, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.