Ministria e Shëndetësisë, debate në komision

468
Kryetari i Komisionit parlamentar të Shëndetësisë, Petrit Vasili, shprehu rezerva lidhur me strukturën e re të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale. Sipas tij, kjo strukturë ka të bëjë me një lloj spontaniteti dhe fragmentizimi, i cili është i papërshtatshëm për një punë efiçente të shtetit. “Ju keni marrë detyrën pa struktura të përcaktuara. Ky është një problem serioz qoftë nga pikëpamja shtetërore, qoftë nga pikëpamja organizative”, tha Vasili. Nga ana e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, sqaroi se ky dikaster e ushtron veprimtarinë e saj në zbatim të vendimit të qeverisë së 13 shtatorit 2017. Po kështu edhe deputetët e opozitës shprehën skepticizmin e tyre lidhur me funksionet e reja të ministrisë. Në këtë dikaster është shtuar një pjesë e ministrisë së mëparshme të Mirëqenies Sociale.
Sigal