Ministria e Punëve të Brendshme kallëzon në Prokurori, 20 ish punonjës të kësaj ministrie

312

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për 20 persona, ish-drejtues dhe punonjës në strukturat e këtij dikasteri dhe Policisë së Shtetit, të cilët janë përgjegjës për një dëm prej qindra mijëra dollarësh shkaktuar buxheti të shtetit.

 Nga auditimi i kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, Qendrën e Shfrytëzimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit (QSHAMT), Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë kanë rezultuar shkelje të shumta ligjore, si pasojë e të cilave është shkaktuar një dëm i madh ekonomik, pa përfshirë vlera të tjera të konsiderueshme që kanë kaluar për vlerësim dhe inspektim financiar nga Ministria e Financave.

 I. Nga Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës, të dashjes dhe bashkëpunimit” janë dërguar për ndjekje penale 5 persona, ish-drejtues dhe anëtarë të Njësive të Hartimit të Dokumenteve.

 Në të gjitha praktikat prokuruese nga auditimi u konstatuan dhe evidentuan mangësi dhe shkelje nga personat përgjegjës ne DPPSH. Nga auditimi i 43 procedurave të realizuara gjatë vitit 2013 sa i përket përzgjedhjes së llojit të procedurës rezultoi se janë realizuar:

 27 procedura prokurimi “Me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, me fond limit 90.5% të totalit të fondit të procedurave të audituara.

3 procedura si “Kontratë Sekrete”, pa patur ndonjë argumentim për tu realizuar si kontrata sekrete dhe pa u mbështetur në legjislacionin për klasifikimin e sekretit shtetëror. Fondi limit për këto procedura ka qenë 99,8% e fondit të prokuruar.

Prokurimet me procedurën “Kontrata sekrete”, kanë pasur si objekt prokurimi:

  • “Printera, kompjutera, bateri, bojra”.
  • “Pajime armatimi”(mbajtjese pistoletash, elektrik dore).
  • “Blerje orendi dhe paisje për ambientet e reja të Drejtorisë së Mbrojtjes së
  • Dëshmimtarëve”.

II. Nga Qendra e Shfrytëzimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit Tiranë (QSHAMT) jznë dërguar për ndjekje penale 6 persona, Për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës, të dashjes dhe bashkëpunimit”. Këta persona janë përgjegjës për keqmenaxhimin në adminstrimin e mjeteve të transportit, mos ruajtjen dhe dëmtimin e këtyre mjeteve me pasoja financiare në buxhetin e shtetit, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

 III. Nga Drejtoria e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH) janë dërguar për ndjekje penale 3 persona. Ata janë përgjegjës për mos dokumentimin e një sasise të konsiderushme skrapi përbërë nga mjetet e transportit gjëndje fizike në ambjentet e Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Tiranë, për mos ndjekjen e procedurave ligjore në shitjen e automjeteve, në ankandet publike të zhvilluara në DRRMSH dhe evadimin e sasisë së skrapit të përfituar nga automjetet e vlerësuara për jashtë përdorimit, si dhe për dëmtimin e dy automjete të sekuestruara dhe të kaluara në përdorim të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH), të cilat kanë kaluar për skrap në vitin 2013, pa nxjerrë përgjegjësitë për dëmtimin e tyre.

 IV. Nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore Tiranë, janë dërguar për ndjekje penale 5 persona, të cilët janë përgjeëgjës për mos zbatimin e rregullave të dorëzimit të mjeteve në afat, me pasojë dëmtimin e mjeteve dhe humbje të vlerave financiare në buxhetin e shtetit.