Ministria e Jashtme: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka një rëndësi gjeostrategjike

432
Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet Malin e Zi për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, sot, gjatë ditës së dytë të punimeve në Bruksel të Ministerialit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Shqipëria ka qenë dhe mbetet një promotore e fortë e politikës së dyerve të hapura të Aleancës, pasi integrimi Euro-Atlantik është një vizion për një komunitet më të sigurtë dhe të qëndrueshëm trans-atlantik.
Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka një rëndësi gjeostrategjike, jo vetëm për Aleancën, por gjithashtu për të gjithë rajonin tonë, pasi konsolidon arkitekturën e sigurisë në hapësirën e Evropës Adriatike”, thuhet në deklaratën e MPJ.
Sigal