Ministria e Drejtësisë, larg duart nga zgjedhje-vjedhjet e përmbaruesve

409
Sigal

Sot, sipas skenarit të grupit “Xhafa-Malaveci”, që po synon uzurpimin e kreut të Dhomës së Përmbaruesve Privatë të Shqipërisë, në mënyrë antiligjore e anti-staturore ka vendosur të organizojë zgjedhjet e përsëritura skandaloze të datës 18 tetor 2014, duke mos respektuar as vullnetin dhe as statutin funksional të kësaj dhome. Me një njoftim të shpërndarë në mënyrë pirateske e në kundërshtim me vullnetin e anëtarëve të kësaj dhome, skenaristët e uzurpimit të kreut të Dhomës së Përmbaruesve Privatë të Shqipërisë, kanë njoftuar se sot do të zhvillohen zgjedhjet edhe pse këshilli drejtues i kësaj dhome, ka dalë me vendim statutor  unanim për të mos u zhvilluar këto zgjedhje, mbasi ato janë të manipuluara që në nisje. prej strukturave politike e shtetërore, me epiqendër Ministrinë e Drejtësisë dhe segmente klienteliste e familjare të  disa zyrave komisionere të parlamentit, të cilat po keqpërdorin emrin e Kryeministrit Rama, për të arritur synimin e tyre djallëzor e mafioz për të uzurpuar drejtimin e kësaj dhome. Sot, do të tentohet përsëri prej grupit “Malaveci”, të zhvillohet “plenumi” famëkeq politik,  për të  graduar në krye të dhomës së përmbaruesve privatë, atë që ka projektuar ministria e drejtësisë dhe klani “Xhafa”, menaxhuar prej vëllait të tij. ata që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme për kreun e Dhomës së Përmbaruesve, kanë vendosur të mos jenë pjesë e kësaj farse zgjedhore. prej disa ditësh ata i janë drejtuar publikisht ministrit të drejtësisë, kryeministrit, trupit diplomatik, për të ndalur maskaradën zgjedhore të përmbaruesve. Të gjendur përballë abuzimit dhe presionit politik, shtetëror e rrugaçërisë së rrugës të sponsorizuar prej grupit që synon kreun e kësaj dhome, përmbaruesit kanë vendosur që sot të mos jenë pjesë e kësaj konference “rrugësh: duke mos e njohur atë si procedurë statutore. Përmbaruesit që nuk kanë asnjë lidhje me abuzimin në këto zgjedhje, i bëjnë thirrje Ministrisë së Drejtësisë dhe personalisht, ministrit Naço, të distancohet nga kjo aventurë që uzurpon dhe shkatërron pavarësinë institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Bledi Buqeza