Ministria e Bujqësisë, 58 motorë për Veterinerët Zyrtar në të gjithë vendin

510
Sigal

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave,
pajisi sot me motora veterinerët zyrtarë, të cilët, nga ky moment, do të jenë më
pranë çdo fermeri, blegtori apo ferme, me shërbimin e tyre.

Në ceremoninë e dorëzimit të 58 motorave të parë, mori pjesë dhe Ministri
i Bujqësisë, Z.Edmond Panariti, i cili deklaroi se, “kjo është një ditë e rëndësishme
për Shërbimin Veterinar, pasi me marrjen prej tij në dorëzim të kësaj flote
prej 58 motorash, ata do t’i gjenden më pranë çdo familjeje apo fermeri që ka
nevojë për shërbimin e tyre”.

“Me këta motora që po marrin sot në dorëzim, veterinerët zyrtarë do ta
kenë shumë më të lehtë përballimin e situatës, në lidhje me vaksinimin e kafshëve
të paprekura nga Dermatoza Nodulare, si dhe profilaksinë, mjekimin e të tjerave.
Gjithashtu, me këtë shërbim të ri, Veterinerët Zyrtarë do të jenë më në gjëndje
që t’u përgjigjen nevojave të fermerëve e blegtorëve. Me anë të këtyre motorave,
Shërbimi Veterinar Shqiptar do të jetë prezent, më lehtë e më shpejt në çdo cep
të vendit, në çdo familje, fermë apo tek çdo blegtor që kërkon ndihmën e tyre.
Kjo i jep seriozitet kësaj trupe, e cila po konsolidohet gjithmonë e më shumë.
Eshtë edhe kjo pjesë e reformës së Shërbimit Veterinar, e cila përqendrohet
tashmë në krijimin e Stacioneve Veterinare, njëkohësisht edhe në rritjen e
kapaciteteve gjurmuese dhe parandaluese të sëmundjeve infektive”, theksoi
Ministri Panariti.

Më pas, duke iu përgjigjur edhe interesit të mediave, në lidhje me situatën
e sëmundjes LSD dhe kompensimin e kafshëve të dëmtuara, Ministri tha se, “në këtë
situatë, sëmundja është e mposhtur, nuk ka përhapje të saj. Kafshët po
vaksinohen në kohë të shpejtë, ndërsa të prekurat po mbahen me mjekime e nën
mbykqyrjen e veterinerëve”.

“Përsa i përket kompensimit të të dëmtuarave, tashmë fondi prej 3 milionë
dollarësh është miratuar, ndërkohë që po nis riverifikimi e riidentifikimi,
kontrolli i të gjithë domunetnacionit të të dëmtuarava, numri i të cilave deri
tani shkon në rreth 1100 krerë. Të gjitha do të kompensohen me kafshë të gjalla,
të rracave të përzgjedhura. Në fillim të muajit janar, unë do të mirëpres në
Shqipëri një grup specialistësh nga Zvicra, me të cilët do të përcaktojmë
rracat e zgjedhura sipas krahinave e zonave të vendit tonë ku ka pasur dëme. Më
pas, do të blihen kafshët e gjalla dhe do të nisë shpërndarja. Kafshët janë të
vaksinuara dhe prodhimtare”, deklaroi Z.Panariti.

Flota prej 58 motorësh të shpërndarë sot, është vetëm një pjesë, pasi në
total do të jenë 100 të tillë për veterinerët zyrtar.

Sipas një plani të hartuar nga Drejtoria e Shërbimit Veterinar në
Ministrinë e Bujqësisë, 12 kryeveterinerët e qarqeve do të pajisen me një një motor,
si dhe për veterinerët tjerë në qarqe, ata janë shpënrdarë, Berati 3 copë,
Dibra 4, Durrësi 3, Elbasani 8, Fieri 4, Gjirokastra 5, Korça 4, Kukësi 4, Lezha
6, Lushnja 4, Shkodra 4, Tirana 5 dhe Vlora 5 motorë.

Kjo flotë motorësh, pritet të përmirësojë ndjeshëm shërbimin e veterinerëve
në mbarë vendin.