Agjencia e Inteligjencës Amerikanë ka publikuar një raport për Ballkanin, ku në analizë bën pjesë dhe Shqipëria, e cila vijon të jetë një burim kryesor për prodhimin e kanabisit si dhe një pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndimore.

Por, sipas Ministrisë së Brendshme, pasqyrimi i kë tij raporti në mediat vendase ë shtë keq-orientues dhe i pasaktë . (njoftimi poshtë )

Përshkrimi që i bëhet Shqipërisë në lidhje me drogat e paligjshme, duke e evidentuar sërish si një vend problematik. Por kështu thuhet se ka organizata aktive shqiptare të narkotrafikut të shpërndara në Europë.
Por, sipas ministrisë së Brendshme, kë to të dhë na janë të një jtat me ato të periudhë s 2006-2017.

“Aktualisht për Shqipërinë, “Factbook” ka të njëjtën përmbajtje me atë të vitit 2017 dhe ky tekst, me ndryshime të vogla, është pothuajse i njëjtë me atë të publikuar gjatë periudhës 2007-2016. Bashkëlidhur me këtë njoftim përcjellim edhe fotot “print-screen” të faqeve përkatëse të “Factbook” sipas viteve.” – shkruhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme shqiptare.

Sipas reagimit të kë tij institucioni, nuk pë rbë n ndonjë lajm të ri fakti që Shqipë ria në raportet e CIA-s ë shtë : Pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndimore; Rrugë ballkanike për tranzitin e hashashit dhe kanabisit dhe pjesërisht kokainës nga Amerika e Jugut e destinuar për Europën Perëndimore; Burim kryesor për prodhimin e kanabisit; Organizata aktive shqiptare të narkotrafikut të shpërndara në Europë; Vulnerabël për pastrimin e parave që lidhet me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe qenieve njerëzore”, thuhet në prezantimin e Shqipërisë në faqen e CIA-s.

NJOFTIMI:

Ministria e Brendshme sqaron se lajmi i dalë në media në lidhje me publikimin e një raporti të ri të CIA-s mbi situatën e sigurisë në Shqipëri, është i pasaktë dhe keq-orientues për publikun.

Sqarojmë se nuk ka ndonjë raport specifik të kësaj organizate të publikuar në ditët e fundit në lidhje me situatën në Shqipëri.

“The ë orld Factbook”, është i publikuar në faqen zyrtare të CIA-s. Ky është një produkt i kësaj organizate që përditësohet në mënyrë të përjavshme dhe përmbajtja është lehtësisht e aksesueshme online. Pra, megjithëse përditësimi i fundit është i datës 14 gusht 2018, theksojmë se ky është një përditësim i “Factbook” si i tërë dhe jo i të dhënave specifike për Shqipërinë.

Aktualisht për Shqipërinë, “Factbook” ka të njëjtën përmbajtje me atë të vitit 2017 dhe ky tekst, me ndryshime të vogla, është pothuajse i njëjtë me atë të publikuar gjatë periudhës 2007-2016. Bashkëlidhur me këtë njoftim përcjellim edhe fotot “print-screen” të faqeve përkatëse të “Factbook” sipas viteve.

Spekulimet politike për të prodhuar me çdo kusht lajme negative njollosin dhe cënojnë drejtpërdrejt punën dhe sakrificat e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ministria e Brendshme ka qenë dhe mbetet e hapur dhe transparente me median duke informuar me korrektesë për ngjarje që kanë të bëjnë me luftën kundër paligjshmërisë e kriminalitetit.