Ministria: Çfarë parashikon marrëveshja e koncesionit

506
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaroi se në Marrëveshjen e koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot-Morinë, miratuar në qeveri më 14.12.2016 me konsorciumin privat, ndër të tjera parashikohet, se ai përdorë një shesh me dy kahe për pagimin e taksës në afërsi të tunelit të Thirrës. Koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës. Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj. Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30-vjeçare të koncesionit. Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës së kontratës së koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të automjeteve. Prej ditës së djeshme ka nisur pikërisht testimi i sheshit për pagimin e taksës, ndërsa pas pak ditësh do të startojë pagesa efektive e tarifës.
Sigal