Ministri Xhafaj takon Ramën në Kryeministri, shoqërohet nga Çako

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndodhet në Kryeministri ku po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.

I pranishëm në takim është edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Ende nuk dihen motivet konkrete të takimit, por ai vjen ndërkohë që të hënën pritet të miratohen ndryshimet në qeveri, ndërsa Xhafaj është një nga ministrat që do të duhet të lërë detyrën pas rreth dy muajsh që kurse e mori atë.