Ministri Xhafaj, po hap depot e drogës së fshehur nga Tahiri

446
Drejtuesit e policive zonale, kanë “rrëfyer” gjithë informacionet mbi grupet e prodhuesve, bazat e drogës, grupet e trafikut dhe mbështetësit shtetarë e politikanë rajonalë dhe qendror
Vjollca KUTA
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, nuk e ka nisur detyrën duke kërkuara paraqitjen e forcës së “çunave” të policisë, as duke provuar supën në Akademinë ushtarake, as duke darkuar me vartësit për emërimin e tij, as duke tundur çelësat e fuqisë së tij si ministër i preferuar i kryeministrit, as dalë ekraneve në konferenca shtypi e replika politike, por me sa po kuptohet nga faktet e 20 ditëve të para të punës së tij, ai ka vendosur të zbatojë një “program” anti-drogë, për të kapur prodhimin 2016-së dhe mbjelljet e këtij sezoni bujqësor të hashashit. Zbulimi dhe kapjet e sasive të mëdha të drogës me tonelata e jo me qese xhepi nëpër fshatra, qytete, në hotele, në zona bregdetare, në magazina biznesesh private, në depo rezervash shteti, në stane e në bodrume pallatesh, në automjete e skafe të nisur dhe gati për nisje, si dhe në autobus linjash turistike e internacionale, po provon faktin e ditur e të denoncuar shpesh edhe nga “Telegraf”, se lufta kundër mbjelljes, prodhimit, përpunimit dhe trafikut të drogës në Shqipëri nuk është bërë qëllimisht, madje është bllokuar qëllimisht. Pse? Që ky biznes, i cili “menaxhohej” prej ish-ministrit Tahiri për llogari të klanit ‘rilindës”, të realizohej me sukses të plotë e pasivisht, nëpërmjet mbrojtjes prej vartësve të tij drejtorë dhe shefa policie në të 12 qarqet e vendit, të cilët natyrisht që përfitonin pjesën e tyre. Kapjet e tonelatave të drogës nëpër depo në disa zona të vendit, tregon se Ministri Xhafaj e ka nisur realisht luftën kundër drogës që nga mbjellja e stinës aktuale e deri tek trafiku i saj nga toka, deti e ajri. Sasitë e kapura, tregojnë se kjo luftë e nisur prej ministrit Xhafaj, po jep bilancin e parë optimist e bindës, të një lufte reale edhe brenda radhëve të policisë së shtetit, punonjësit e së cilës është provuar më shumë raste, se kanë mbyllur sytë në shkëmbim të pagesave, janë vetë kultivues e trafikues droge ose kanë zbatuar urdhrat politikë të paraardhësit të Xhafajt, i cili edhe pasi e larguan nga kolltuku ministror, vazhdonte bënte karshillëk duke deklaruar në medie e takime me “Çunat e Rilindjes”, se në Shqipëri “nuk ka pasur e nuk drogë” dhe se “policia nën drejtimin e tij e luftoi drogën plotësisht”! Kapja e 12 tonë drogë në Përmet, kapja 1 ditë më pas e 6 tonë drogë në një magazinë në Skrapar ku ishte instaluar edhe një laborator modern përpunimi, kapja e 100-300-400 e 700 kilogramë drogë në Mifol, Vlorë, Sazan, Durrës, Korçë, Kakavijë, Berat, Burrel, Dibër, Shkodër e Lezhë, kapja e sasive të shumta të drogës shqiptare në brigjet italiane e në kufirin grek dhe kapja dje e 22 kilogramë drogë në dollapin e një hoteli në Sarandë, tregon se drogë ka pasur dhe ka me shumicë në Shqipëri. Aq sa, sipas burimeve nga raportet “konfidenciale” që kanë nisur të japin drejtuesit e policisë së qarqeve tek ministri Xhafaj, thuhet se deri tani është kapur vetëm 7-10% e sasisë së kultivuar e të përpunuar që kanë grumbulluar dhe kanë gati për treg, trafikantët e shumicës! Madje, po sipas burimeve nga një drejtori policie të një qarku në Shqipërinë e Mesme ku është bërë trafik droge me dalje lumore në det, thuhet se ministri Xhafaj u ka kërkuar drejtorëve të policisë, që të tregojnë qendrat se ku mbahet e magazinuar droga. Nga cilat rrjete e me çfarë lloj transporti çohet në qendrat e grumbullimit, nga cilët grupe e persona menaxhohet. Për llogari të kujt grumbullohet dhe nën mbrojtjen e cilit shtetar qendror e lokal, deputet apo politikan qendror dhe rajonal veprojnë. Drejtuesit policorë të qarqeve e rretheve dhe inspektorët e zonave, thuhet se kanë depozituar në tavolinën e ministrit Xhafaj, të dhëna të detajuara, ku janë deklaruar emrat që kontrollojnë sasitë e drogës dhe bazat se ku gjenden të “strehuara” sasitë e saj! Ata kanë dorëzuar edhe listat me emrat përkatës të kultivuesve për rrjetet e trafikut, për persona e grupe për çdo fshat, ish-komunë. Po kështu, janë listuar e dorëzuar emrat e gjithë punonjësve të policisë të çdo funksioni, të cilët kanë pasur e kanë lidhje me kultivim-tregun e drogës, duke lejuar të zhvillohej lirshëm si aktivitet. Burime nga ministria e Brendshme, thonë se me këto informacione të sakta që kanë dhënë shefat e policisë të zonave (që i dinë me detaje), ka lidhje suksesi në zbulimin dhe kapjen e sasive të mëdha të drogës në disa ton. Kujtojmë që 4 ditë më parë, ministri Xhafaj bëri në takim me drejtuesit e shërbimeve të specializuara policore italiane, të cilëve u kërkoi bashkëpunim për të bllokuar dhe goditur trafikimin e drogës shqiptare dhe siç thuhet, shkëmbeu informacionet për bazat e nisjes dhe grupet e trafikantëve. PO kështu, kujtojmë faktin, që ministri Xhafaj, ditën e tretë të punës, ka bërë një takim të posaçëm me drejtuesit e policisë së qarqeve e të rretheve, duke u lënë detyrë depozitimin e informacionit mbi krimin e drogës dhe duke u bër ëkujtesën se nëse rrjedh informacion në ndonjë rreth, në pranga do të shkojnë drejtuesit që janë pjesë e aksioneve sekrete të goditjes së kultivimit dhe trafikut të drogës. Nuk e dim, nëse këtë luftë reale ndaj drogës e ka urdhëruar kryeministri Rama, apo është mision i diktuar nga ndërkombëtarët, por gjendemi përballë fakti që ministri Xhaja ka nisur dhe po vazhdon të hap depot e drogës dhe të shkatërroj bazat e kultivimit të saj në këtë stinë mbjelljeje!
Sigal