Ministri Veliaj jep lëmoshë…rrogën e tij, reagojnë të moshuarit: “Na jep atë që na takon”

513
Sigal

Ministri Veliaj, edhe pse është ministër i Mirëqenies Sociale, ende nuk ka gjetur para që të paguajë pensionet dhe ndihmesën sociale për invalidët për dy muaj, mundohet që t’i bëje imazhit të tij publik, ca makijazhe sharlatane, duke publikuar se do të japë si …lëmoshë, rrogën e tij, shtëpisë të të moshuarve të Tiranës. Nuk e di, sa është rroga mujore e ministrit Veliaj. Nëse rroga mujore është aq sa deklaron ministri Veliaj- pa shtesat nga dietat e të tjera- i bie që secilit të moshuari ministri Veliaj, t’i japë ..lëmoshë 50 lekë të reja. Thua se kjo ..lëmoshë e rrogës së ministrit Veliaj, do të zgjidhë problemin social për të moshuarit? Nëse ajo rrogë mujore e ministrit Veliaj, është kaq e madhe, sa të japë një shumë të bollshme të moshuarve të Tiranës, sa ata të blejnë edhe një kile mish për vitin e ri, atëherë, Veliaj, duhet të na thotë, si ka mundësi që një rrogë e tij, të jetë kaq e madhe, sa ushqen gjithë të moshuarit e Tiranës? Gazetës “Telegraf”, i kanë mbërritur, njëkohësisht edhe reagimet nga të moshuarit e moshës së tretë, të cilët, jo vetëm që kundërshtojnë lëmoshën e Veliajt, por i kërkojnë që ministri i Mirëqenies Sociale, t’u japë atyre të drejtat që u takojnë.