Ministri Vasili letër Lu dhe Vlahutin: Bordi i ONM antikushtetues, duhet marrëveshje ndërkombëtare

539
Kur kanë mbetur edhe tre ditë që operacioni ndërkombëtar i monitorimit të publikojë listën e vet të zezë me kandidatët për pozicionet e vetting-ut, ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka paralajmëruar se procesi mund të atakohet në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se ONM-ja me Bordin e Menaxhimit po vepron mbi baza antikushtetuese.
“Ky është një qëndrim i pabazuar në Kushtetutë e ligj, pasi institucioneve të papërcaktuara me ligj, nuk mund tu jepen detyra dhe përgjegjësi, përndryshe veprimtaria e tyre do të ishte e atakueshme juridikisht, e diskutueshme dhe në këtë mënyrë do të dëmtonte edhe kredibilitetin publik të reformës në drejtësi”, thotë Vasili.
Ministri Vasili iu rikthye kësaj çështjeje edhe pasi komisioneri Hahn, në letrën e tij, mbrojti ligjshmërinë e ONM-së, duke iu referuar marrëveshjes me qeverinë. Por, siç shkruan Petrit Vasili në letrën për Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, kryeministrin dhe 2 ambasadorët, anëtarë të Bordit të Menaxhimit, Lu e Vlahutin, marrëveshja me qeverinë është antikushtetuese sepse është një nismë e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, pa autorizimin e qeverisë. 
“Iniciativat e ndërmarra dhe tagrat e përfaqësimit janë tejkaluar haptazi në shkelje të ligjit. Nga shqyrtimi i këtyre fakteve rezulton se ka shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave”, lexohet në letrën e Vasilit.
Letra e publikuar të dielën mban datën 20 shkurt, një ditë përpara darkës së dy bashkëkryetarëve të koalicionit Rama-Meta, darkë në të cilën ka qenë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm, Engjëll Agaci. Që procesi të futet në shtratin kushtetues, siç shkruan ministri Vasili, duhen ndërmarrë dy hapa juridike: “Është i domosdoshëm një qëndrim shtetëror i shprehur nëpërmjet Këshillit të Ministrave e më pas Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për propozimin dhe miratimin e marrëveshjes ndërkombëtare. Në këtë mënyrë vendoset një bazament juridik kushtetues për formalizimin e mënyrës së bashkëpunimit në praktikë të ONM-së me institucionet shqiptare, por edhe me individët e interesuar, si dhe e bën të paatakueshme juridikisht veprimtarinë e tij”.
Ministri Vasili thotë se marrëveshja që duhet miratuar në Parlament, sipas përcaktimeve kushtetuese, duhet të përmbajë edhe përcaktime të qarta për rolin e Bordit të Menaxhimit, çka, në vlerësimin e ministrit të Drejtësisë, do të mbronte integritetin e procesit të vetting-ut. Një proces që i kushton Bashkimit Europian 10 milionë euro.

Lënda: Mbi Operacionin Nderkombetar te Monitorimit.
Drejtuar: SH.T.Z. BUJAR NISHANI
PRESIDENT I REPUBLIKES SE SHQIPERISE SH. T.Z. ILIR MET A
KRYETAR I KUVENDIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE SH.T.Z. EDI RAMA
KRYEMINISTER I REPUBLIKES SE SHQIPERISE SH.T.ZNJ. ROMANA VLAHUTIN
AMBASADORE E DELEGACIONIT TE BASHKIMIT EUROPIAN NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE
SH.T.Z. DONALD LU
AMBASADOR I SHTETEVE TE BASHKUARA TE AMERIKES NE REPUBLIKEN ESHQIPERISE
Te nderuar,
Ne shkresen me nr. prot. 1094, date 13 shkurt 2017, si Minister i Drejtesise kam ngritur disa
shqetesime ne lidhje me c;;eshtje te rendesishme,qe kane te bejne me konstituimin dhe
menaxhimin e struktures se Operacionit Nderkombetar te Monitorimit (ONM), si dhe
procedurat qe imponon Kushtetuta per tu respektuar.
Po lidhur me kete problematike, jam njohur edhe me komunikimin e z.Johannes Hahn, i cili me
nje Ieter te dates 17 shkurt 2017, shpreh qendrimin e tij mbi kete c;;eshtje. E vleresoj shume
interesimin e z. Hahn, pasi ai ka qene nje mbeshtetes i forte i miratimit te Reformes ne
Sistemin e Drejtesise dhe ka luajtur nje rol te ve9ante ne arritjen e konsensusit historik te 21-22 
korrikut per miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Gjithashtu, z. Hahn ka mbeshtetur zbatimin
e shpejte te reformes ne drejtesi, si dhe integrimin e Shqiperise, proces ky mjaft i lidhur me
rezultatet e kesaj reforme.
Ministria e Drejtesise e ka pershendetur emenrmn e vezhguesve nderkombetare, qofte
zyrtarisht, me shkresen e saj te 13 shkurtit 2017, ashtu edhe publikisht, si nje veprim te
mbeshtetur ne frymen e Kushtetutes dhe ligjit nr.84/2016 “Per rivleresimin kalimtar te
gjyqtareve dhe te prokuroreve ne Republiken e Shqiperise”.
Shqetesimet e ngritura nga Ministri i Drejtesise, dhe qe vazhdojne te jene ende c;:eshtje te
rendesishme per analize, diskutim e vendimmanje, sidomos tashme edhe nen driten e fakteve
te evidentuara nga letra e z.Hahn, jane:
a) menyra e komunikimit dhe qasja e Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise me
institucionet e Bashkimit Europian;
b) si dhe roli ne procesin e rivleresimit kalimtar te Bordit te Menaxhimit te ONM-se, perberja e
tij, si dhe menyra e koordimit apo bashkepunimit me qeverine shqiptare, institucionet e tjera
publike apo private.
Konkretisht po evidentojme problematikat thelbesore si me poshte:
I. Menyra e komunikimit, niveli dhe tagri i perfaqesimit te shtetit shqiptar, i perdorur ne
komunikimin me institucionet e Bashkimit Europian mbi ngritjen dhe konstituimin e
ONM-se,.
Tashme eshte bere publike qe ydo komunikim mbi kete c;:eshtje eshte mbajtur me Sekretarin e
Pergjithshem te Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise, gje e cila evidentohet dhe
ne letren e z.Hahn, ku citohet se konstituimi i ONM-se eshte bere ne nje procedure te
koordinuar me Qeverine e Shqiperise. Nga evidentimi i fakteve te bera me dije, nga z. Hahn,
rezulton se:
Ne daten 18 janar 2017 Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave te Republikes se
Shqiperise, Z.Engjell Agac;:i, i ka paraqitur nje kerkese zyrtare Z.Christian Danielsson, Drejtori
i Pergjithshem kompetent ne sherbimet e Komisi’onit Europian, per fillimin e operacioneve nga
ana e ONM-se;
Ne daten 26 janar 2017, Z.Danielsson eshte pergJlgJUr, duke informuar se Komisioni
Europian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kishin arritur nje marreveshje administrative
per te bashkepunuar per krijimin e ONM-se. Teksti i marreveshjes i ishte bashkelidhur letres.
Z. Danielsson shpjegon ne kete komunikim sene menyre qe ONM-ja te kryeje detyrat e saj te
caktuara ligjerisht, ishte duke u krijuar nje Bord Menaxhimi i perbere nga perfaqesues te
Komisionit Europian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Duke kerkuar qe te gjitha
institucionet dhe autoritetet perkatese ne Shqiperi te siguronin asistencen dhe bashkepunimin e
nevojshem qe ONM-ja te permbushte detyrat dhe rolin e saj gjate te gjithe procesit te
rivleresimit kalimtar, Z.Danielsson njoftoi gjithashtu se aktivitetet do te koordinoheshin nen
Kryesine e Drejtorit te Ballkanit Perendimor prane DG NEAR, Znj. Genoveva Ruiz Calavera.
Ne date 7 Shkurt 2017, znj.Calavera i ka derguar nje leter Sekretarit te Pergjithshem te
Keshillit te Ministrave duke e informuar ne menyre te detajuar ne lidhje: (i) me perzgjedhjen e
Vezhguesve Nderkombetare te cilet do te monitorojne procesin e rivleresimit; (ii) te gjitha
aspektet ky9e te organizimit te brendshem te ONM-se si9 eshte rene dakord mes Bashkimit
Europian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Pas ketij shkembimi letrash vezhguesit nderkombetare jane perzgjedhur dhe punesuar sipas
planit te njoftuar dhe te vendosur ne mbledhjen e Bordit te Menaxhimit.
Nga sa me siper, ne vleresim te dispozitave Kushtetuese, por edhe te ligjit nr. 84/2016, rezulton
se ka nje problematike shqetesuese te theksuar ne nivelin e komunikimit ne kete rast.
Iniciativat e ndermarra dhe tagrat e perfaqesimit jane tejkaluar haptazi ne shkelje te ligjit. Nga
shqyrtimi i ketyre fakteve, rezulton se ka shkelje te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise,
nga ana e Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Ministrave. Per te arritur ne kete konkluzion
evidentojme me poshte referencen ligjore mbi kete 9eshtje:
Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, ne Aneksin e saj, neni B, percakton se:
“1. Operacioni Nderkombetar i Monitorimit dote mbeshtese procesin e rivleresimit nepermjet
monitorimit dhe mbiki!qyrjes si! gjithi! procesit. Ky Operacion perfshin partneret ne kuader te
procesit te integrimit europian dhe bashkepunimit euro-atlantik dhe udhehiqet nga Komisioni
Europian.
2. Operacioni Ndi!rkombi!tar i Monitorimit i ushtron detyrat e veta sipas marri!veshjeve ndi!rkombi!
tare.Operacioni Ndi!rkombi!tar i Monitorimit emi!ron vi!zhguesit ndi!rkombi!tari! pas
njoftimit ti! Ki!shillit ti! Ministrave. Vezhguesit emerohen nga radhet e gjyqtareve ose
prokuroreve me jo me pak se 15 vjet eksperience ne sistemin e drejtesise se vendeve te tyre
perkatese. Mandati i vezhguesit nderkombetar nderpritet nga Operacioni Nderkombetar i
Monitorimit per shkelie te renda. “
Nga detyrimet qe burojne per zbatim nga Kushtetuta, rezulton se:
Qendrimi i Qeverise se Republikes se Shqiperise, e cila ka kerkuar fillimin e operimit te ONMse
vetem permes Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Ministrave, nuk eshte ne frymen e
Kushtetutes se vendit, si dhe ligjeve te tjera.
Fillimisht, Qeveria Shqiptare, referuar pikes 2, te Nenit B, te Aneksit te Kushtetutes, si dhe
ligjit nr.43/2016 “Per Marreveshjet Nderkombetare ne Republiken e Shqiperise”, detyrimisht
duhet te kishte propozuar fillimin e negociatave per nje marreveshje nderkombetare, ku te
percaktoheshin konkretisht organizirni, funksionirni dhe detyrat specifike te ONM-se, si dhe
marredhenia me institucionet shteterore ne Republiken e Shqiperise. Qeveria shqiptare nuk e ka
ndermarre nje hap te tille te nevojshem dhe te detyrueshem per nisjen e procesit te rivleresimit
kalimtar te gjyqtareve dhe te prokuroreve.
Pra edhe kerkesa formale derguar nga Sekretari i Pergjithshem, qe referohet edhe ne letren e z.
Hahn, rezulton te jete jo ne zbatim te Kushtetutes dhe nje kerkese e tille nuk perfaqeson
vullnetin e Keshillit te Ministrave, si organ kolegjial, ne konstituimin e ONM-se, pasi edhe vete
Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave, nuk gezon asnje funksion te ve9ante sipas
Kushtetutes, qe fi lejoje atij t’i kerkoje Bashkimit Europian te filloje procedurat e konstituimit
te ONM-se dhe fillimin e ushtrimit te funksioneve te saj.
Zyrtaret e BE-se referojne te kene komunikuar me Qeverine e Republikes se Shqiperise, por ne
fakt kane komunikuar me Sekretarin e Pergjithshem te Keshillit te Ministrave, pa autorizimin
nepermjet vendimarrjes se Qeverise se Republikes se Shqiperise.
Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave de jure, eshte pjese e nepunesve civile te
administrates publike, por qe de facto ne rastin konkret, ne kundershtim me Kushtetuten dhe
ligjin, ka ushtruar kompetenca qe nuk i ka patur, apo qe nuk i jane dhene ndonjehere. Kjo eshte
dhe fryma e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe amendamenteve te saj, te miratuara
ne menyre konsensuale ne daten 21-22 korrik 2016.
Kushtetuta percakton qarte ne piken 2, te nenit B, te Aneksit se: “ONM filion procedural e
perzciedhjes se Vezhguesve Nderkombetare pas njoftimit ti! Keslzillit te Ministrave.”
Keshilli i Ministrave pra duhej te kishte ushtruar nje vendimmarrje me qellim nisjen e
procedurave per nenshkrimin e Marreveshjes Nderkombetare te kerkuar nga pika 2, e nenit B te
Kushtetutes, ku do te ishin percaktuar detyrat e ONM-se dhe menyra e organizimit dhe
funksionimit te saj.
Keto veprime, te kryera deri me tani nuk gjejne mbeshtetje kushtetuese, prandaj ne letren e
meparshme te dates 13 shkurt, si Minister i Drejtesise, kam vleresuar dhe kam kerkuar
rikthimin e procesit te konstituimit te ONM-se ne nje shtrat kushtetues.
Nderkohe qe duhet evidentuar edhe fakti tjeter se “Marreveshja Administrative per
Bashkepunim per krijimin e ONM-se”, qe citohet se eshte lidhur ne nentor 2016 midis
Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, nuk eshte nje Marreveshje
Nderkombetare ne kuptim te nenit 121 te Kushtetutes, Konventes se Vjenes dhe ligjit nr.
43/20 16, dhe si e tille nuk permbush detyrimet e pikes 2, te nenit B, te Kushtetutes.
II. Ne lidhje me konstituimin e ONM-se, organeve dhe menyres se funksionimit sipas
Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe ligjit nr.84/2016.
Operacioni Nderkombetar i Monitorimit eshte nje mekanizem nderkombetar i parashikuar ne
Kushtetute dhe do te duhet fi ushtroje detyrat dhe kompetencat e tij, sipas marreveshjeve
nderkombetare. Kete percakton Kushtetuta ne nenin B, pika 2, te Aneksit mbi kete yeshtje. Pra
eshte i domosdoshem nje qendrim shteteror i shprehur nepermj et Keshillit te Ministrave e me
pas Kuvendit te Republikes se Shqiperise per propozimin dhe miratimin e marreveshjes
nderkombetare.
Ne kete menyre vendoset nje mekanizem i plote ligjor dhe nje bazarnent juridik kushtetues per
formalizimin e menyres se bashkepunimit ne praktike te ONM-se me institucionet shqiptare,
por edhe me individet e interesuar, si dhe e ben te paatakueshme j uridikisht veprimtarine e tij.
Sa me siper, buron si detyrim i paracaktuar nga Kushtetuta dhe ligjet e tjera te vendit, te cilat
konkretisht po i citoj si me poshte:
Ne nenin 123 te Kushtetutes, percaktohet se:
1. Republika e Shqiperise, ne baze le marri!veshjeve ndi!rkombi!tare, u delegon organizatave
ndi!rkombi!tare kompetenca shteti!rore per ci!shtje ti! caktuara.
2. Ligji me te cilin ratifikohet nje marreveshje nderkombetare, si9 parashikohet ne paragrajin 1 te
ketij neni, miratohet me shumicen e te gjithe anetareve te Kuvendit.
3. Kuvendi mund te vendose qe ratifikimi i nje marreveshjeje te tille te behet me referendum.
Ne lidhje me konceptin e ONM-se, Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, shprehet ne Aneksin
e saj, neni B, ku palet ne rruge konsensuale kane percaktuar se:
“1. Operacioni Nderkombetar i Monitorimit do te mbeshtese procesin e rivleresimit nepermjet
monitorimit dhe mbikeqyrjes se gjithe procesit. Ky Operacion perfshin partneret ne kuader te
procesit te integrimit europian dhe bashkepunimit euro-atlantik dhe udhehiqet nga Komisioni
Europian.
2. Operacioni Ndi!rkombi!tar i Monitorimit i ushtron detyrat e veta sipas marri!veshjeve
ndi!rkombi!tare.Operacioni Ndi!rkombi!tar i Monitorimit emi!ron vezhguesit ndi!rkombi!tari!
pas njoftimit ti! Keshillit ti! Ministrave,_ Vezhguesit emerohen nga radhet e gjyqtareve ose
prokuroreve me jo me pak se 15 vjet eksperience ne sistemin e drej tesise se vendeve te tyre
perkatese. Mandati i vezhguesit nderkombetar nderpritet nga Operacioni Nderkombetar i
Monitorimit per shkelje te renda. “
Pas citimit te dispozitave te siperpermendura, por edhe detyrimeve,qe parashikon ligji
nr.84/2016, shqetesimit te ngritur nga ministri i Drejtesise ne letren e dates 13 shkurt 201 7, mbi
rikthimin e procesit brenda frymes se kushtetutshmerise, letres se percjelle nga z. Hahn,
konstatohet se:
Kushtetuta flet qarte per ONM-ne, por nuk ka asnje percaktim per Bordin e saj, i cili ne te
gjitha komentet, perfshire dhe komentet qe vijne nga Bashkimi Europian, nenkuptohet apo
konceptohet si i mireqene.
Ky eshte nje qendrim i pabazuar ne Kushtetute e ligj, pasi institucioneve te papercaktuara me
ligj, nuk mund fu jepen detyra dhe pergjegjesi, pemdryshe veprimtaria e tyre do te ishte e
atakueshme juridikisht, e diskutueshme dhe ne kete menyre do te demtonte edhe kredibilitetin
publik te reformes ne drejtesi.
Operacioni Nderkombetar i Monitorimit eshte nje organ1zem, i cili mbeshtet,monitoron,
mbikeqyr procesin e rivleresimit kalimtar, perzgjedh apo shkarkon vezhguesit nderkombetare,
por ne asnje rast nuk ka asnje percaktim ne Kushtetute se si do te konstituohej, si do te
organizohej, si dote funksiononte dhe as ka percaktuar pranine e nje Bordi.
Si rrjedhim, eshte e paqarte se cilat jane detyrat e tjera te ONM-se apo edhe instrumentet e tjera
qe ajo do t’i duhet te aktivizoje per te realizuar misionin e saj.
Atone asnje rast nuk mund te jene te improvizuara e te atribuara pa ligj.
Ndaj do te duhet ne menyre te detyrueshme,qe keto instrumente te percaktohen ne nje
marreveshje nderkombetare ne menyre te plote dhe te miratuar me ligj nga Kuvendi i
Republikes se Shqiperise,kjo eviton cdo keqkuptim e keqinterpretim gjate procesit te zbatimit
duke mbrojtur ne kete menyre integritetinjuridik te procesit te rivleresimit.
Po keshtu, edhe ne Marreveshjen Administrative per Bashkepunim lidhur midis Bashkimit
Europian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes (Komisionit Europian dhe Departamentit te
Shtetit), per te cilen theksoj qe nuk eshte nje marreveshje nderkombetare referuar pikes 2, te
nenit B, te Aneksit te Kushtetutes, nuk gjendet ndonje percaktim apo dakordesi per
ngritjen e nje Bordi, por referohet vetem vullneti per te vene ne dispozicion ekspertet, qe do
te luanin rolin e vezhguesit ne perputhje me detyrat qe Kushtetuta detyron, si dhe referohet
projekti perkates IPA, qe do te mbuloje fmancimin e procesit te rivleresimit.
Gjithashtu, dua fju sjell ne vemendje se detyra te caktuara dhe perberje te ngjashme gjenden
edhe ne funksionimin e Bordit, por edhe ne ate Steering Committee te projektit IP A prej 10
milion euro, duke krijuar mbivendosje, te cilat nuk e ndihmojne funksionimin.
Kujtoj gjithashtu qe projekti ne fjale eshte shpallur per prokurim nga Komisioni Europian qe ne
18 nentor 2016, pra dy muaj perpara se Sekretari i Pergjithshem, z.Aga9i, fi drejtohej
z.Danielson, pikerisht me 18 janar 2017, per fillimin e operacioneve te ONM-se, si9 referohet
edhe ne letren e z. Hahn.
Per sa me lart, mendojme se reflektimet jane te domosdoshme. Ato do te ndihmonin ne
soliditetin kushtetues dhe ligjor, ne transparencen maksimale, si dhe rolin e qarte e te bazuar ne
ligj te te gjithe aktoreve gjate procesit te rivleresimit kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve.
Ministria e Drejtesise eshte e angazhuar maksimalisht per mbeshtetjen e plote te reformes ne
drejtesi dhe eshte e gatshme te ofroje ekspertizen e saj ne 9do kohe ne procesin shume te
rendesishem te zbatimit te saj.
Me Respekt,
MINISTRI PETRIT VASILI 

Sigal