Ministri teknik Bardhi nuk i bindet Ramës: Drejtuesit e hipotekave do të hetohen

506
Katër ditë më parë Ministri Teknik, Gazmend Bardhi urdhëroi hetim administrativ për të gjithë drejtuesit e hipotekave, duke urdhëruar pezullimin e dorëheqjes së tyre, kërkuar nga kryeministri. Për Bardhin në njoftimin e parë thuhej qartë se askush nuk ka të drejtë të largohet nga një vend pune duke iu kërkuar dorëheqja kolektive dhe pa u hetuar në rrugë administrative. Sipas tij të gjithë drejtorët për të cilët pretendohet se kanë kryer shkelje dhe nuk kanë punuar për qytetarët do të hetohen në rrugë administrative. Por menjëherë pas kësaj deklarate reagoi zyra e kryeministrit, duke thënë se askush nuk ka të drejtë të kthej urdhrin e tij dhe të gjithë drejtohet duhet të largohen brenda afatit të përcaktuar prej tij. Por ndërsa ishte dhënë afat 24 orë për largimin e tyre deri në këto momente askush nuk e ka bërë një veprim të tillë. Gjatë ditës së djeshme Bardhi del sërish me një vendim, urdhër të dytë. Ai deklaron se pezullon dorëheqjen e drejtorëve deri në fund të hetimit. Sipas tij fillimisht do të nisë një hetim administrativ dhe pasi të ketë përfunduar kjo procedurë, drejtorët do të shkarkohen për rezultate të dobëta të detyrë dhe jo të dorëhiqen masivisht. Në këtë mënyrë Bardhi i vë kufi kryeministrit, duke dashur t’i tregojë edhe zbatimin e ligjit. Për këtë qëllim, Ministri Bardhi, ka urdhëruar Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, të ngrejë 3 grupe kontrolli, me qëllim inspektimin e veprimtarisë së Regjistruesve në ZVRPP përkatëse. Afati i ushtrimit të kontrollit është 10 ditë nga hyrja në fuqi e urdhrit. Gjatë kësaj periudhe, me qëllim mos pengimin e veprimtarisë së grupeve të kontrollit dhe vijimin normal të punës në ZVRPP, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të Regjistruesve përkatës, deri në përfundimin e hetimit administrativ.
Sigal